Zbulohet kur do të performojë Shqipëria në Eurovision

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë është mbajtur nata e parë e festivalit “Eurovision 2021”, dhe janë zgjdhur shtetet të cilat do të vazhdojnë për në natën finale.

Faqja e Eurovision ka njoftuar se Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Çipro, Suedia, Belgjika dhe Ukraina janë kualifikuar, po ashtu është njoftuar se ngjarja u mbajt sipas të gjitha rregulloreve dhe masave të nevojshme  mbrojtëse kundër pandemisë.

Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja, Anxhela Peristeri, e cila do të perfomojë në natën e dytë të këtij festivali, e cila do të mbahet më 20 maj.

Shqipëria është renditur e 11-ta në listën e shteteve që garojnë natën e dytë të “Eurovision”, ndërsa Anxhela do të paraqitet me këngën “Karma”.

Finalja e madhe do organizohet më 22 maj në Rotterdam të Holandës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme