Zbulohet mesazhi që i dha fund martesës 12 ditore të Pamela Anderson

Prishtinë | 09 Shk 2020 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Pamela Anderson në fillim të këtij viti është martuar për të pestën herë, por kjo martesë e saj zgjati vetëm 12 ditë.

Megjithatë, martesa 12 ditore mes Pamela Anderson dhe producentit Jon Peters ka përfunduar me anë të një mesazhi.

Sipas tabloideve të huaja, 52-vjeçarja dhe 74-vjeçari raportohet të kenë qëndruar bashkë si të martuar vetëm pesë ditë, përpara se Jon t’i jepte fund gjithçkaje me anë të një mesazhi.

Kjo ndodhi në vetëm pak ditë dhe shkak është bërë një mesazh që ka marrë në telefonin e saj nga producenti, pesë ditë pas martesës dhe pak para se të kthehej në Kanada.

“E gjithë kjo situatë, martesa…më kanë frikësuar. Më ka bërë të kuptoj se në moshën 74-vjeçare kam nevojë për një jetë të thjeshtë e të qetë dhe jo një marrëdhënie dashurie ndërkombëtare”, shkruhet në mesazh.

Gjithashtu, mësohet se producenti i ka kërkuar Anderson që ata të vijojnë jetën në rrugë të ndara e drejtime të ndryshme sepse sipas tij kjo është gjëja më e mirë që mund të bëjnë.

Përkundër gjithë kësaj, çifti nuk kishte një licencë zyrtare martese. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme