Zbulohet personi që tentoi ta sulmonte Noizyn në sheshin Skënderbej

Prishtinë | 14 Sht 2021 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e pardjeshme ku reperi Noizy u sulmua në sheshin Skënderbej.

Pardje reperi Noizy ishte i ftuar në një eveniment të mbledhur në qendër të Tiranës ku zhvilloheshin ndeshje Muay Thai.

Mirëpo, mes tij dhe vëllait të ish-anëtarit të grupit Otr, Escobars është zhvilluar një përleshje.

Pamjet e sherrit, ku nuk kursyen as ofendimet me fjalë banale, janë bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa nuk dihen ende arsyet e zënkës mes tyre.

Noizy është përplasur virtualisht gjithashtu edhe me drejtuesin e këtij programi, pasi në “Gjoni’s Black” janë ftuar shpesh reperë që kanë pasur debate me këtë të fundit dhe i kanë bërë diss në emision. Përveç kësaj edhe vetë Meriton Mjekiqi ka hedhur thumba për Noizy-n përmes disa postimeve në Instagram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme