Zbulohet se çka Kim i tha Kendall-it në momentin që u bë viral në rrjet

Prishtinë | 17 Sht 2021 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Veshja e yllit të “Keeping Up With the Kardashians” shkaktoi zhurmë në internet pasi u shfaq e maskuar në tapetin e kuq e gjitha në Balenciaga.

“Çfarë ka më amerikane sesa një bluzë nga koka te këmbët ?!”- shkroi Kim në rrjete sociale.

Mirëpo, një moment shumë funny u bë viral në rrjet, kur dy motrat Kim dhe Kendall u përballën me njëra-tjetrën. Njerëzit në internet supozuan ç’kishin thënë ato në momentin e shkrepjes së fotos, ndërsa Kim ka zbuluar më në fund “enigmën”.

“Kendall po thërriste emrin tim dhe unë nuk mund ta shihja se kush ishte, por pashë imazhin e veshjes së saj me shkëlqim”- tregoi Kim, duke lënë të kuptohet se gjatë gjithë natës nuk paska parë asgjë!

Nuk është hera e parë që Kim e bën diçka të tillë, pasi ylli i “KUWTK”, Kim Kardashian, i çuditi të gjithë kur për të mbështetur sërish Kanye-n në Soldier Field u shfaq e veshur si nuse. Ata rikrijuan edhe një herë skenën e martesës së tyre, që u organizua në vitin 2014-të.

Në fund të spektaklit Kim dhe Kanye janë larguar nga stadiumi të kapur përdore si një çift i vërtetë. Ky moment u fiksua nga të pranishmit në event dhe bëri xhiron e rrjetit.

Të ngjashme