Zbulohet shkaku i vdekjes së reperit Juice WRLD

Prishtinë | 23 Jan 2020 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Shkaku i vdekjes së reperit të famshëm amerikan, Juice WRLD, është zbuluar.

Reperi 21-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Jared A. Higgins, vdiq nga një mbidozë e oksikodonit dhe kodeinës, tha zyra e Cook County në një deklaratë për Fox News.

“Zyra përcaktoi që Higgins vdiq si rezultat i toksicitetit të oksikodonit dhe kodeinës”, tha ekzaminuesi mjekësor.

“Mënyra e vdekjes është [një] aksident. Higgins u shpall i vdekur më 8 dhjetor 2019, në Qendrën Mjekësore në Oak Lawn, Ill”.

Reperi i “Lucid Dreams” pësoi një urgjencë mjekësore menjëherë pasi mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Midway, në Chicago, në fillim të dhjetorit.

“Gjatë kontrollit të avionit u sekuestruan 41 qese marijuane, gjashtë shishe me recetë kodeine të lëngshme dhe tre armë zjarri. Mirëpo asnjë nga pasagjerët e avionit nuk morri përsipër pronësinë e bagazheve”, thuhet në deklaratën e policisë.

Gjithashtu, policia i sekuestroi reperit narcan, një ilaç që mund të ndihmojë në parandalimin e efekteve të barnave opioide si morfina, oksikodoni dhe heroina.

Ky medikament është dhënë kur një individ ka marrë ilaçe shumë dhe po përjeton shenjat dhe simptomat e një mbidozë, e cila zakonisht përfshinë ndërgjegjësimin dhe frymëmarrjen shumë ngadalë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme