Zhegrovës nuk po ia don shumë me futbollin, por me femra…

Prishtinë | 24 Mar 2019 | 20:35 | Nga Ekonomia Online

Edon Zhegrova është kritikuar se në ndeshjen e fundit me Danimarkën bëri një gabim që i kushtoi me gol ekipit të Kosovës.

Ndërkohë ai nuk po ka shumë minutazh as me Baselin. Dhe arsyeja mund të jetë kjo: Edoni është i dashuruar.

Në njërin prej postimeve të fundit që futbollisti kosovar i cili luan për Baselin e ka ndarë me ndjekësit në Instagram, një koment ka tërhequr shumë vëmendjen.

Në mesin e shumë prej tyre ra në sy komenti i një vajze me inicialet E.M e cila si foto profili në llogarinë e saj në Instagram kishte një foto me Edon Zhegrovën të cilit i është ulur në prehër.

“Ti ke punuar për suksesin tënd. Ti meriton shumë më shumë. Mburrem me ty”, ka shkruar ajo pranë postimit të Edonit.

Vajza në foto duket tejet e re në moshë dhe duke qenë se Edon Zhegrova nuk ka folur për ndonjë lidhje të mundshme nuk dihet nëse është apo jo e dashura e tij por bazuar në këtë foto shihet se dyshja raportet i kanë shumë të afërta.

Se çfarë fshihet pas kësaj fotografie mbetet ta marrim vesh shumë shpejtë.

Të ngjashme