Zjarret në Australi, Vesa Luma poston fotografitë e frikshme nga shtëpia

Prishtinë | 06 Jan 2020 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Zjarret në Australi kanë shkrumbuar miliona hektarë toke dhe jeta e egër është bërë hi.

Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën, gjysmë miliard kafshë janë zhdukur dhe mijëra shtëpi janë shkatërruar. Australia është në gjendje të jashtëzakonshme dhe pasojat e këtyre zjarreve kanë prekur edhe Zelandën e Re.

Këngëtarja Vesa Luma e cila prej pak vitesh është vendosur në Zelandën e re me bashkëshortin dhe djalin, ka dëshmuar përmes fotosh të shkrepura nga shtëpia e saj tmerrin e tymit dhe qiellit të kuq prej zjarreve në Australi.

Këto foto janë një dëshmi e vogël e përmasave të kësaj katastrofe që ka prekur gjithë botën./KK

Të ngjashme