Zjarret në Kaliforni i djegin krejtësisht shtëpinë Gerard Butlerit

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Zjarret e mëdha të Kalifornisë detyruan 250 mijë vetë të braktisnin shtëpitë e tyre dhe disa prej tyre nuk i mbijetuan fatkeqësisë.

Zjarrfikësit kanë dhënë disa statistika duke thënë se janë dëmtuar më shumë se 109 mijë ranqe në Kaliforni dhe, ndër të tjera, shtëpia e aktorit të famshëm të Hollivudit, Gerard Butler.

Policia konfirmoi se numri i të vdekurve është rritur në më shumë se 30 vetë. Qindra shtëpi janë djegur dhe asnjë nga aktorët e Hollivudit nuk është kursyer.

Pasi u kthye në shtëpi të dielën, aktori publikoi një fotografi në llogarinë personale në Instagram duke qëndruar pranë saj teksa shihet e djegur plotësisht.

“Unë kam ardhur në shtëpi në Malibu pas evakuimit. Kjo ma theu zemrën për shkak të situatës që po zhvillohet këtu. Unë jam i frymëzuar nga guximi, shpirti dhe sakrifica e zjarrfikësve tona. Faleminderit!”, shkroi Butler në përshkrimin e fotos.

E dashura e këngëtarit Robin Thicke, April Love Geary gjithashtu zbuloi se shtëpia iu është bërë “shkrumb e hi” në Malibu.

“Shtëpia jonë është zhdukur”, shkruante ajo përmes një imazhi që tregon qartë portën midis pemëve të shkatërruara.

Ndryshe, zjarri shkatërroi shtëpitë e Lady Gagas, Will Smithit dhe Motrave Kardashian, dhe shumë shtëpi janë ende në rrezik.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme