Zjarret në Kaliforni shkrumbuan edhe shtëpinë e ish-misit shqiptar, Valbona Çobës

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Ka vite të tëra që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Valbona Çoba është zhvendosur ka kohë që është zhvendosur të jetoj përtej oqeanit Atlantik, përkatësisht në shtetin e Kalifornisë.

Këtë të fundit tash e sa ditë e kanë kapluar zjarret e mëdha që kanë shkaktuar dëme materiale si dhe mbi 25 viktima.

E kësaj tragjedie duket se nuk ka mundur t’i shpëtoj as bukuroshja shqiptare, Miss Fotozhenia e vitit 1992.

Këtë gjë e ka bërë të ditur nëna e zeshkanes sonë, Reshida, e cila shkruan se valës së zjarreve në shtetin amerikan nuk i ka shpëtuar as shtëpia e vajzës së saj.

“Vetëm mbrëmë, kjo ishte shtëpia e vajzës sime të shtrenjtë Valbona Coba qe gumëzhinte nga të qeshurat, lojërat e tre engjëjve të saj, tre perëndive të miat. Ndikuar nga zjarret në Los Angeles, luanin si zjarrfikës, të parët nxirrnin fëmijët jashtë,ju thoshnin…një lodër do marrësh vetëm e dil. Fjetën të qetë në ëndrrat e tyre se kishin shpëtuar njerëz, fëmijë por mbas mesit të natës u ngritën të tronditur, të detyruar të dilnin shpejt nga shtëpia…nuk morën dot asnjë lodër”, tha Reshida.

“Flaka e kuqe po kërcënonte gjithçka njerëzore. Ishte fatkeqësi natyre në të gjitha dimensionet. Të gjithë qanë, Valbona ishte më e tronditura…po digjej një shtëpi e tërë, vite të tëra te saj si nënë, gjëra te dashura private, kujtime. Ajo që duhej të qante e fundit isha unë…qava e lashë veten me dëshirë të ndihej aq keq, sa ishte realiteti. E rëndësishme është…të gjithë janë mirë”, shtoi ajo në Facebook.

Vetem mbreme,kjo ishte shtepia e vajzes sime te shtrenjte Valbona Coba qe gumezhinte nga te qeshurat,lojrat e tre…

Gepostet von Reshida Coba am Samstag, 10. November 2018

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme