Zjarrfikësi tregon momentet e fundit të jetës së Princeshës Diana

Prishtinë | 31 Gus 2018 | 15:35 | Nga

Xavier Gourmelon, zjarrfikësi që u gjend në aksidentin e Princeshës Diana, ka treguar fjalët e fundit të saj.

Ai zbuloi se princesha ishte e vetëdijshme dhe i kishte sytë hapur kur e tërhoqi atë nga vetura e shkatërruar e tipit, Mercedes.

“Ne ishim shumë të afërt me vendin e aksidentit dhe ekipit tim iu deshën tre minuta për të arritur deri tek ajo. Princesha kishte një lëndim të vogël në shpatullën e krahut të djathtë, por ishte mirë. Në të nuk kishte pika gjaku. I kapa dorën me qetësi, dhe ajo më pyeti, ‘Zoti im, çfarë ndodhi?’ E nxorëm nga vetura dhe pas një sulmi kardiak i dhamë oksigjen”, thotë ai.

“Unë i masazhova zemrën dhe pas disa sekondave sërish filloi të marrë frymë. Unë u lirova. Sinqerisht mendova se do të mbijetojë, kur e kemi vënë në ambulancë. Më vonë mësova se vdiq në spital. Shumë më ka goditur kjo tragjedi. Tash e kam kuptuar se kishte lëndime të rënda të brendshme. Ajo natë do të mbetet përgjithmonë në kujtesën time”, tha ai.

Ai pretendon se të gjithë të pranishmit në skenën e aksidentit nuk e kishin ditur se kush janë të aksidentuarit.

“Nuk kisha asnjë ide se ajo ishte Princesha Diana. Vetëm kur e vënë në autoambulancë, një prej mjekëve më tregoi se kush ishte ajo”, thotë Xavier.

Në makinën me Dianën ishte edhe i dashuri i supozuar, Dodi Fayed dhe shoferi, Henri Paul.

” Fayed ishte në gjendje shumë të keqe. Zemra iu ndal në veturë dhe u deklarua i vdekur. Shoferi ishte i vetëdijshëm, por ishte bllokuar në veturë dhe kishte një dëmtim shumë të rëndë në fytyrë”, zbuloi ish-zjarrfikësi për Metro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme