Zoe Saldana takon “klonin” e saj

Prishtinë | 11 Pri 2017 | 15:09 | Nga

Aktorja 38-vjeçare, Zoe Saldana, ka zbuluar figurën e saj prej dylli në Muzeun e Madame Tussaud, duke iu bashkuar shumë emrave të njohur si Lady Gaga, Selena Quintanilla dhe Will Smith.

Ylli i “The Guardians of the Galaxy” gjatë kësaj ceremonie ishte e shoqëruar  nga nëna e saj, Asalia Nazario,gjyshen  Argentina Cesse and bashkëshorti Marco Perego, që i vodhi “një puthje” bashkëshortes së saj në dyll.

“Fakti se kam familjen dhe ekipin tim këtu, që kanë luftuar aq shumë për mua, dhe janë shumë krenarë me mua më jep mu mundësinë të shoh prapa dhe të vlerësoj gjithçka që kam pasur dhe kam”, ka thënë aktorja Soldana.

Ndonëse aktorja kishte zgjedhur të vishej në mënyrë më të zakonshme, figura e saj në dyll kishte të veshur fustanin Versace që aktorja e kishte veshur në Academy Aëards 2015.

Ajo  ka thënë se figura e saj në dyll është një ëndërr që është bërë realitet.

Zoe Saldana do të kthehet në Guardians of the Galaxy Vol. 2 si May.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme