Zone konfirmon performancën e Azet, top reperit shqiptar në Gjermani

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 17:31 | Nga

Një prej klubeve më të mëdha shqiptare, Zone Club, ka konfirmuar një prej artistëve më të respektuar të hip hopit gjerman për një performancë unike gjatë verës.

Është Azet reperi i momentit në Gjermani, i cili ka thyer të gjitha rekordet në top listat gjermane.

Me albumin e fundit “Fast Life”, Azet ka arritur që të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve dhe të ceritifkohet edhe me Platinum për këtë sukses.

Azet është një reper shqiptar nga Prishtina, i cili ka arritur sukses të pa precedent në Gjermani në skenën e hip hopit gjerman.

Një prej këngëve të tij madje ai e ka punuar në Kosovë dhe pjesë të klipit i ka realizuar në Prishtinë, projekt i cili quhet “Koka” dhe që flet për dashurinë e tij për vendin e tij prej nga vjen.

Performancën e Azet në Zone Club e ka konfirmuar një prej pronarëve të klubit, Dekorim Sahiti, i cili shprehet i ngazëllyer me marrëveshjen.

“Në vazhdimësinë e marrëveshjeve për performancat e mëdha gjatë verës, një prej emrave ka qenë edhe Azet, i cili kthehet në Prishtinë për një performancë ‘live’ pas suksesit të madh në Gjermani. Pos tij, Zone Club ka listuar edhe emra tjerë të njohur të skenës së muzikës globale të cilat do t’i zbulojmë në ndërkohë. Vera do të jetë shumë e nxehtë…”, u shpreh Dekorim Sahiti.

Zone Club me ambientin veror gjithnjë thyen rekordet me top performanca të realizuara nga yje vendore dhe ndërkombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme