Zonja e Parë e Amerikës mbush 50 vjet

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, festoi këtë të diel, 50-vjetorin e lindjes.

Një urim për të nuk mungoi në Twitter as nga i shoqi, Presidenti Donald Trump.

“Gëzuar ditëlindjen Melania, zonja jonë e madhe”, shkroi Trump.

Një urim kortezie nga ana e Trump, teksa dihet se tashmë raportet mes tij dhe së shoqes janë të ftohta.

Ata jetojnë në dhoma të ndryshme në Shtëpinë e Bardhë dhe gjithnjë e më të rralla janë rastet kur shfaqen bashkë.

Zonja e parë e SHBA, ish-modele, ka lindur në Novo Mesto, të Sllovenisë në 26 prill 1970.

Të ngjashme