Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden sjell Shën Valentinin më herët në Shtëpinë e Bardhë

Prishtinë | 13 Shk 2021 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Jill Biden ka zbukuruar Shtëpinë e Bardhë me mesazhe domethënëse.

Shtëpia e Bardhë u zbukurua gjatë ditës së djeshme me mesazhe që kishin fjalët si “shërimi”, “dhembshuria”, “dashuria” dhe “uniteti”, shkruan lajmi.net.

Jill Biden vendosi që t’i bëjë këto zbukurime me rastin e Shën Valentinit, duke ndarë mesazhe domethënëse në një periudhë të vështirë që po e kalon e gjithë bota.

Çifti Biden kanë ndarë disa fotografi ku shfaqen në oborrin e shtëpisë së zbukuruar me mesazhe në zemra.

“Siç mund ta dini, Zonja e Parë është e njohur për sensin e saj të humorit, dashurinë për të papriturat dhe festimin e traditave, veçanërisht me familjen e saj”, tha zyra e saj në një deklaratë.

“E di që viti i kaluar ka qenë i vështirë dhe i dhimbshëm për të gjithë ne. Shpresoj që mesazhi i Ditës së Shën Valentinit nga Jill të ju ndihmojë të ndriçoni ditën”, shkruan presidenti Joe Biden në një postim. /Lajmi.net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme