10 fakte që nuk i dinit për sytë

Prishtinë | 04 Gus 2016 | 19:55 | Nga

Sytë janë një pjesë e trupit, të cilën shkencëtarët nuk e kanë kuptuar ende plotësisht. Ja disa prej fakteve më interesante për ta.

Kornea e njeriut është e ngjashme me atë të peshkaqenit.

Një sy ka 107 milionë qeliza, të gjitha të ndjeshme ndaj dritës.

Syri i njeriut sheh vetëm 3 ngjyra: të kuqe, blu dhe jeshile. Të gjitha ngjyrat e tjera janë kombinim i këtyre të triave.

Sytë peshojnë mesatarisht 8 gramë.

Mesatarisht gjatë jetës, sytë shohin 24 milionë imazhe të ndryshme.

Nëse gjurmët e gishtave kanë 40 karakteristika unike, irisi ka 256 të tilla.

Shprehja “sa hap e mbyll sytë” nuk është krijuar kot. Muskuli i syrit është muskuli më i shpejtë i trupit.

Ne i rrahim qepallat 17 herë në minutë, 14 280 herë në ditë dhe 5.2 milionë herë në vit.

Sytë kafe në të vërtetë janë blu në shtresën e poshtme. Ekziston një procedurë, e cila me ndihmën e lazerit i kthen sytë kafe përgjithmonë në blu.

Çdo qerpik jeton mesatarisht 5 muaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme