10 gjëra që janë shpikur gjatë viteve 2000

Prishtinë | 17 Nën 2017 | 16:20 | Nga

Shumë produkte dhe shërbime të nisura nga vitet 2000 ndihmuan në formësimin e botës në të cilën jetojmë sot.

Shekulli 21 ishte një fillim i fuqishëm. Nga teknologjia Bluetooth në Facebook dhe iPhone, disa nga produktet dhe shërbimet më të famshme sot filluan nga vitet 2000.

Shekulli i ri jo vetëm që shënoi një epokë të re, por bëri gjithashtu shumë ndryshime në kulturën tonë. Në vitin 2007, Steve Jobs hipi në skenë në Macëorld San Francisco për të zbuluar produktin Apple i cili do të ndryshonte jetën e njerëzve përgjithmonë: iPhone. Shërbimet online si YouTube dhe Facebook dolën online, dhe sot secila ka me miliarda përdorues në të gjithë botën.

E mjaftueshme për t’u thënë, kjo ishte një dekadë e cila ndihmoi në formësimin e botës në të cilën jetojmë sot. Nga USB në Toyota Prius, shikoni 10 gjërat të cilat nuk e keni ditur se janë shpikur në vitet e 2000-ta.

Telefon me kamerë, 2000

Në vitin 2000, telefonët me kamerë zyrtarisht dolën në treg. Përderisa një numër i kompanive të mëdha elektronike filluan të nxirrnin verzionet e tyre, Sharp’s J-SHO4 ishte e para në treg. Me një senzor CCD, telefoni iu jepte mundësi përdoruesve të bënin fotografi në lëvizje dhe të kishin një infrastrukturë ‘’Sha Mail’’, e njohur sot si MMS.

USB, 2000

Përderisa USB u licensua në vitin 1999 nga kompania Izraelite M-Systems, USB e parë u shit në Shtetet e Bashkuara nga IBM, e quajtur DiskOnKey, USB kishte vetëm tetë megabajt.

Bluetooth, 2000

Bluetooth 1.0 fillimisht u lansua në vitin 1999, mirëpo deri në vitin 2000 prodhuesit nuk filluan t’a inkorporonin atë në produktet e tyre. Ericsson T36 ishte i pari telefon me Bluetooth i cili doli në treg në Qershor të vitit 2000.

Toyota Prius, 2001

Përderisa Toyota prezantoi makinën e saj të parë hibride, Prius, në vitin 1997 në Japoni. Mirëpo deri në vitin 2001 makina nuk ishte në dispozicion në të gjithë botën. Prius ishte makina e parë origjinale e furnizuar nga benzina dhe elektriciteti. Për shkak që ka eksperimentuar me një numër të madh të dizajneve, më shumë se 10,000 Prius janë shitur në Maj të vitit 2017.

Blu-ray Disc, 2002

Dy dekada pas CD-ROM dhe një dekadë pas DVD erdhi disku Blu-ray, i lansuar në vitin 2002. Disku Blu-ray mbështeti kërkesat më të reja të videos me definicion të lartë, me kapacitet më të madh të ruajtjes dhe video të cilësisë më të lartë. Përderisa disku Blu-ray mund të jetë një kujtim i të kaluarës, ata parashikuan formatet të definicionit të lartë të cilat i shohim sot.

Facebook, 2004

I lansuar në vitin 2004 nga dhoma e tij në Harvard, Mark Zuckerberg krijoi atë që do të ishte rrjeti më i madh social në botë, Facebook. Fillimisht, platforma ishte në dispozicion vetëm për studentët e Harvard, por sapo filloi të bëhej i famshëm, u zgjerua shumë shpejtë. Në Maj 2017, Facebook raportoi 1.94 miliardë përdorues aktivë mujorë.

YouTube, 2005

Pasi që u takuan në PayPal, Chad Hurley, Steve Chen dhe Jawed Karim punuan së bashku për të krijuar atë që është faqja më e madhe e video-ve në botë sot, YouTube. E lansuar në vitin 2005, video e parë e ngarkuar në YouTube ishte Karim në Kopshtin Zoologjik në San Diego. Sot, YouTube ka më shumë se një miliardë përdorues.

Wii, 2006

Në Shtator të vitit 2006, Nintedo publikoi një panel të ri të lojës, the Wii. Për të konkurruar me tjera panele të famshme të lojërave si Sony’s Playstation dhe Microsoft’s Xbox, Wii solli një ndryshim në lojëra: iu jepte mundësi lojtarëve të përfshiheshin fizikisht në lojërat e tyre virtuale. Nga tenisi në Mario Kart, Wii ishte e famshme edhe në mes të njerëzve të cilët nuk luanin dhe shiti më shumë se 101 milion njësi.

iPhone, 2007

Në fillim të vitit 2007, Steve Jobs hipi në skenë në Macworld në San Francisco dhe zbuloi një ‘’produkt revolucionar’’, iPhone. Telefoni i mençur i cili ndryshoi mënyrën se si publiku i shikonte telefonat ishte një produkt tre në një, siç e përshkroi Jobs ‘’një iPod me ekran të gjerë dhe me prekje, një telefon revolucionar dhe një zbulim i madh i mjetit të komunikimit me internet’’.

Telefoni i mençur Android, 2008

Në vitin 2003, Andy Rubin dhe tre të tjerët lansuan, Android Inc, i cili krijoi sistemin operativ Android dhe i cili solli revolucion në industrinë e teknologjisë. Në vitin 2005, Google bleu Android për një shumë të pazbuluar, dhe dy vite më vonë, zbuloi Open Handset Alliance(OHA), një grup të prodhuesve të telefonëve të cilët do të punonin së bashku për të krijuar produkte të cilat mbështesin Android Os.

Telefoni i parë Android, T-Mobile G1, u publikua zyrtarisht në Tetor të vitit 2008. Ndryshe nga telefonët Android të cilët i shihni sot, mjeti kishte një tastierë ‘’të nxjerrur jashtë’’ dhe një ‘’mjekër’’ në pjesën e poshtme e cila kishte butonat.

Të ngjashme