10 idetë moderne, që u parashikuan një shekull më parë

Prishtinë | 11 Kor 2016 | 23:16 | Nga

Në shekullin XXI-të, ne krenohemi me risitë tona. E megjithatë, shkrimtarët që shkruan një shekull më parë trajtuan shumë nga problemet që kemi edhe sot, dhe nganjëherë dolën me zgjidhjet që ne kemi vënë tashmë në zbatim.

10. Antidepresantët

Kur Aldos Haksli botoi “Bota e re e guxishme” në vitin 1933, ai parashikoi si inxhinierinë gjenetike, ashtu edhe një shpikje të zhvilluar vetëm kohët e fundit – barnat kundër depresionit.

Në roman, personazhet kanë qasje ndaj një ilaçi të quajtur “soma”. Ata vetë-mjekoheshin në bazë të vështirësive që hasnin gjatë ditës. Kjo i bënte njerëzit të lumtur, aq shumë sa që askush nuk e vuri se sa të pakënaqur ishin pjesa dërrmuese e tyre.

Megjithatë, romani e përshkruan ilaçin negativisht, si një mjet për të qetësuar masat dhe jo si një zgjidhje për sëmundjen. Studimet më të fundit nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim tregojnë se ne po shkojmë vetë në atë drejtim. Në vende si Kanadaja, Australia dhe Islanda, 1 në 10 njerëz përdorin rregullisht antidepresantë. Studiuesit besojnë se në një reflektim të frikshëm të botës së Hakslit, barnat përshkruhen më shpesh për të trajtuar palumturinë se sa depresionin klinik për të cilin qenë prodhuar.

Screen Shot 2016-07-11 at 09.15.38

9. Sistemit i kartave të kreditit

Në vitin 1888, Eduard Belami botoi romanin “Kërkim në të shkuarën”, një ekzaminim futuristik i domosdoshmërisë për një reformë sociale. Një i pasur, personazhi kryesor i privilegjuar është vënë në një gjendje paralize, i menduar i vdekur pas një zjarri në shtëpi, zgjohet 113 vjet më vonë në një shekull shumë të ndryshëm. Romani kryesisht merret me socio-ekonominë, në përgjigje të përplasjeve reale klasore në kohën e autorit.

Belami sheh rritjen masive të qyteteve dhe mbështetjen tek industria, duke imagjinuar se si do të dukej bota nëse do të vazhdohej në të njëjtin drejtim. Ekonomia që pasoi duhet të tingëllojë shumë e njohur. Korporatat u bënë gjithnjë e më të mëdha. derisa vunë nën kontroll të gjithë kapitalin, që u vendos më pas në një vend të vetëm të përqendruar.

Nuk ka më nevojë për kartmonedha ose monedha. Në vend të tyre, çdo qytetari  i ndahet një sasi e caktuar kredie nga sistemi masiv, një sistemi i vetëm kreditimi, në fillim të çdo viti. Në vend të parave të gatshme, njerëzit mbajnë një kartë që ata e përdorin për blerjet, duke  zbritur çmimin prej kredive që ata kanë në dispozicion përgjatë gjithë vitit. (bota.al)

Screen Shot 2016-07-11 at 09.15.46

8. Pantallonat për gratë

Në fillim të shekullit XIX-të, 17-vjeçarja Xhejn Ueb lexoi romanin “Frenkenshtajn” të Meri Shellit. E zhgënjyer me portretizimin e një fuqie jo-ekzistente hyjnore, Ueb shkroi përgjigjen e saj nëpërmjet një romani. Mumja! Një përrallë e shekullit XXII që sillet rreth ringjalljes së një mumje, në vend të krijimit të jetës nga e para. Nuk është thjesht një vështrim mbi fuqinë e hyjnores, por gjithashtu edhe një vështrim mbi botën e së ardhmes që parashikoi Ueb (e cila më vonë u bë Xhejn Laudën).

Përveç përmendjes së zhvillimeve kaq të çuditshme e të veçanta në të ardhmen, si ekspresi dhe ajri i kondicionuar, Ueb parashikoi një botë më feministe. Monarkia qeveriset dhe trashëgohet vetëm përmes linjës femërore. Ndoshta elementi më tronditës kur libri u botua në vitin 1828, ishte mënyra standarde e veshjes së grave në shekullin XXII të Uebit. Gratë e botës së Ueb veshin pantallona – shpesh rroba shumë të gjata, por megjithatë pantallona. Një prej aksesorëve të grave gjithashtu parashikonte një tjetër modë që pranohej më rrallë:ngjyrat fosforeshente.

Screen Shot 2016-07-11 at 09.15.51

7. Një rrjet global lajmesh

Zhyl Vern është i njohur edhe si një pionieri i fantashkencës, që pati meritën e parashikimit të shpikjeve panumërta, të cilat tani ne i marrin si të mirëqena. Një nga episodet që shpesh neglizhohet u shfaq në një histori të shkurtër të publikuar fillimisht në revistën “Forum” në vitin 1889 me titull ”Në vitin 2889”.  Vern flet për të ardhmen e gazetarisë, dhe ishte goxha vizionar. Në epokën e Vernit, gazetat qenë burimi i informacionit dhe lajmeve për publikun. Në të ardhmen, ai i pa të gjitha gazetave e vogla të botës të bashkohen në një agjenci gjigante lajmesh të vendosura në të njëjtin qytet, si një qeveri e centralizuar botërore. Ai e quajti atë Kronika e Tokës.

Në vend se njerëzit të lexonin lajmet në një format të printuar, Vern tha se ata do të lexonin lajmet nëpërmjet një pajisje që do shpallte lajmin menjëherë ose do ta ruante atë derisa personi të qe i gatshëm t’i dëgjonte të gjitha lajmet njëkohësisht. Ajo do të ruante intervistat me politikanë, burrështetas dhe shkencëtarë, duke i mundësuar të gjithëve të qëndronin të përditësuar me ngjarjet e botës përmes përpjekjeve minimale dhe me një efikasiteti maksimal. Pronari i agjencisë së lajmeve, është asgjë më pak sesa një lloj monarku amerikan, i ndjekur dhe adhuruar si mbret.

Screen Shot 2016-07-11 at 09.15.56

6. Pushka elektrike Taser

Sado e pamundur që mund të duket,  gjurmët e pushkës elektrike Taser i gjen në një seri librash për fëmijë në fillim të shekullit të XX-të. Libri i parë serial “Tom Suift” u botua në vitin 1910, dhe prej atëherë, më shumë se 100 libra kanë detajuar jetën e shpikësit adoleshent. Nuk kishte një shkrimtar të vetëm të kësaj serie librash. Përkundrazi, librat u botuan sme pseudonime dhe mbajnë autorësinë e një grupi shkrimtarësh të fantashkencës, të punësuar nga Shoqëria Letrare “Stratemeyer”.

Shpikës të panumërt e cilësojnë adoleshentin  Tom si frymëzimin e tyre, duke përfshirë edhe Xhek Kavërin, shpikësin e pushkës elektrike. Taser në agnlisht do të thotë “Pushka Elektrike e Tom Suiftit” me një “a” të shtuar për lehtësi. Kavër e krijoi këtë pajisje, pasi pa një njeri që kaloi një gardh elektrik dhe mbeti momentalisht i paralizuar por pa dëmtime të mëvonshme, duke i kujtuar pushkën elektrike, si një shpikje e Tom Suiftit.

Screen Shot 2016-07-11 at 09.16.01

5. Interneti

Në vitin 1898, Mark Tuein shkroi një histori të shkurtër të quajtur “Nga London Times e vitit 1904” dhe në të ai hulumton përdorimin e diçkaje që e quan telelektroskop. Ky sistem “i telefonave të distancave të pafundme”, lidhte njerëzit në të gjithë globin, duke e transmetuar informacionin menjëherë në video-ekrane. Personazhet që përdornin rrjetin mund t’i telefonojnë kujtdo në botë, mësojnë për kulturat e ndryshme, dhe shikojnë si jetojnë njerëzit e tjerë në përditshmërinë e tyre.

Personazhi kryesor, i dënuar me vdekje për vrasjen e një njeriu me të cilin debatoi mbi dobinë e telelektroskopit, e përdor pajisjen për t’i telefonuar të gjithë botën gjatë izolomit të tij, dhe mëson çdo gjë mbi atë që mendon se nuk do të kishte shans ta shihte ndonjëherë. Pak para ekzekutimit të tij, viktima e tij duhet se shfaqet i gjallë dhe shëndoshë e mirë në një transmetim lajmesh.

Screen Shot 2016-07-11 at 09.16.06

4. Skype dhe video chat

Hugo Gernsbek themeloi “Amazing Stories”, revistën e parë të dedikuar vetëm fantashkencës, dhe më vonë huazoi emrin e tij për çmimin Hugo Awards për Fantashkencën. Në fillim të shekullit XX-të, ai shkroi librin “Ralph 124C 41+; Një Romance e vitit 2660”, e cila zhvilloi Elektronikën Moderne. Kritikët thonë se historia nuk ishte shumë cilësore, por qe gjithsesi një nga historitë e para moderne të fantashkencës që ndikoi tek një brez i ri shkrimtarësh.

Një nga pajisjet e para që përdor personazhi i tij në roman quhet Telefot. Pajisja është një ekran që lejon të telefonohet çdokush, dhe komunikojë më ta përmes videos. Përveç kësaj për të qenë në gjendje të bisedojë me njerëzit në kohë reale, Telefot përmbante gjithashtu një pajisje përzgjedhëse të gjuhës që përkthente në mënyrë automatike çdo fjalë. Kjo është një teknologji të cilën ne e përdorim sot, përmes një partneriteti ndërmjet Skype dhe Microsoft.

Screen Shot 2016-07-11 at 09.16.23

3. Androidët

Siç e kemi parë, fantashkenca parashikoi pjesën dërrmuese të teknologjisë që ne përdorim rregullisht sot. Ajo prezantoi konceptet që ne edhe sot i cilësojmë fantashkenë, por që çuditërisht janë duke u bërë reale. Në vitin 1868, libri i Eduard Elis “Gjuetia e Madhe”, spekuloi për një përdorim të ri fuqisë së avullit – një gjigand mekanik i ngjashëm me njeriun. Krijesa e shkëlqyer e Elis, por e deformuar nga shpikësi Xhoni Breinerd, njeriu që ecte falë forcës së avullit ishte ndërtuar nga hekuri i zi, me një kazan me ujë të nxehtë të vendosur në gjoks, me një fytyrë të tmerrshme, një bilbil në vend të hundës, dhe një kapelë të madhe në kokë.

Thuhej se si do të lëvizte si një njeri një normal prej mishi dhe gjaku, dhe do të kontrollohej nga një shofer i cili mbante frerë të ngjashëm me ato të një kali. Kur u botuan rrëfimet mbi Xhoni Breinerdin dhe shpikjet e tij, ato nuk u panë as përsëlargu si serioze. Ato nuk qenë asgjë më shumë sesa tregime të çuditshme për fëmijë.

Sot, robotët që imitojnë njerëzit janë gjithnjë e më të zakonshëm. BEAR, Battlefield Extraction-Assist Robot, ka një sipërfaqe të trupit që kombinon shkathtësinë e njeriut me forcën e  makinës. Ndërkohë Actroid do të shndërrohej në një nga krijimet më realiste robotike – kaq njerëzor saqë disa njerëz nuk e kuptojnë se ai është një robot.

Screen Shot 2016-07-11 at 09.16.40

2. Robotët me vetëdije

Vetë robotët janë të pranishëm në jetën e njeriut prej disa dekadash, por vetëm kohët e fundit shkencëtarët kanë filluar të kenë sukses në dhënien e një ndërgjegje. Në Universitetin e Jeilit, shkencëtarët kanë krijuar një robot që mund të mendojë në mënyrë të pavarur dhe të kuptojë idetë themelore prapa koncepteve të tilla si pasqyra.

Këta robotë janë dizajnuar në mënyrë specifike, për të qenë në gjendje të mësojnë në mënyrë të pavarur, dhe janë të destinuar si shokë të pavarur për fëmijët me nevoja speciale. Universiteti Cornell ka zhvilluar një robot me disa aftësi që i kanë mësuar me sukses jo vetëm sesi të lëvizë vetë, por edhe mund të mësojë të përshtattn në rastin e humbjes së një gjymtyre apo ndryshimeve të tjera që ndodhin në trupin e tij.

Ideja e një roboti të vetë-vetëdijshëm u zhvillua për herë të parë në një dramë të quajtur R.U.R. nga shkrimtari çek Karel Capek. (Nga kjo shfaqje duke se është marrë edhe fjala “robot”, teksa fjala çeke për “skllavëri” është “robota”). Drama sillet rreth një teknike të re robotësh, e cila sheh defektet e robotit dhe të fillon të zhvillojë vetë-ndërgjegjësimin dhe shmangë punën e pamend. Ajo fillon të krijojë robotët me qëllimin e hapur për të ndihmuar të zhvillojnë vetëdijen e tyre. Natyrisht, këta robotë të gjallë vendosin pastaj që raca njerëzore duhet të shkatërrohet.

Screen Shot 2016-07-11 at 09.16.58

1. Çantat raketë

Çantat raketë u shfaqën në shumë histori fantashkencës në vitet 1960 dhe 1970, por shfaqja e parë e një pajisje të tillë për herë të parë u regjistrua në edicionin e vitit 1928 të revistës “Amazing Stories”. Historia e parë fliste për kapitenin Entoni Roxhers, një pilot i Luftës së Parë Botërore që lufton krimin në të ardhmen, me ndihmën e një çante raketë të hedhur pas shpine. Më vonë, ai u bë i njohur si Bak Roxhers në serinë e tij të figurinave komike dhe filmave.

Nuk u desh shumë kohë për ata që u frymëzuan nga tregimet, të provonin t’i bënin ato realitet. Patenta e parë për një çantë raketë (e paprovuar) u lëshua në vitin 1930. Edhe pse nuk gjenden zakonisht në garazhin e të gjithëve, këto pajisje që funksionojnë tanimë ekzistojnë dhe janë duke fituar popullaritet të madh teksa përdorimi i tyre rritet ngadalë.

Studiuesit në Zelandën e Re kanë qenë pioniere në përdorimin e çanteve reketë personale, dhe pas 30 vitesh eksperimentime, ato tregojnë rritje të manovrimit, reduktim të peshës, dhe hapa të vogla përpara në tejkalimin e konsumit të madh të karburantit të nevojshëm për t’u shkëputur nga toka. Kompania “The Martin Aircraft” ka nxjerrë në fundmi në treg “Martin

Jet Pack”, një variant modern i përdorimit të parë.

Kjo çantë raketë me gazolinë dhe që mban një person, ka një kohë fluturimi prej rreth 30 minutash, mund të arrijë një shpejtësi deri në 56 kilometra në orë, dhe një lartësi maksimale prej 914 metrash. Kompania është gjithashtu në procesin e dizenjimit të një çante raketë për një përdorim përdorim më personal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme