10 kuriozitete për trurin

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 18:20 | Nga

Organi qendror i sistemit nervor, truri, është qendër jashtëzakonisht e komplikuar, nëpërmjet të së cilës drejtohet trupi ynë.

Këto janë 10 fakte, të cilat ndoshta nuk i keni ditur për trurin tonë:

1. Truri mesatar i njeriut peshon 1.5 kilogram.

2. Truri mund të qëndrojë pa oksigjen 4 deri 6 minuta para se të fillojë të vdesë.

3. Nevojiten 8 deri 10 sekonda për të humbur vetëdijen për shkak të humbjes së gjakut.

4. 75% të trurit e përbën uji.

5. Madje 95% të trurit tonë e arrin madhësinë e plotë që në moshën 7-vjeçare të jetës.

6. Rreth 12 për qind e njerëzve ëndërrojnë vetëm në versionin bardhë-zi, ndërsa të tjerët me ngjyra.

7. Gjatësia e enëve të gjakut në tru është 161.000 kilometra.

8. 1.000 deri në 10.000 sinapsa (vende në të cilat sinjali transmetohet nga një qelizë nervore tek tjetra) gjenden në secilën qelizë nervore në tru.

9. Në tru ka 100 miliardë qeliza nervore.

10. Truri, vetvetiu, nuk ka receptorë për dhimbje dhe për këtë shkak nuk mund të ndjejë dhimbje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme