10 njerëz që nuk hoqën dorë kurrë

Prishtinë | 15 Gus 2017 | 21:38 | Nga

Shpeshherë, problemet hyjnë në jetën tonë papritur – dhe jemi shumë fatlumë kur ato janë kalimtare. Por, fatkeqësisht, ekzistojnë dhe raste kur problemet nuk janë të tilla, madje dhe kur ato kanë ndryshuar jetën e njerëzve përgjithmonë.

Çfarë ndodhë atëherë? Vetëm të fortit “mbijetojnë”, sepse jeta është sfidë dhe luftë për ekzistencë.

Fatbardhësisht, në botë ekzistojnë plot raste kur njerëzit nuk janë dorëzuar para vështirësive në të cilat i ka sjellë jeta. Madje, ka dhe të tillë, që mu në momentet më të vështira të jetës, me vullnetin e pashoq, janë shndërruar në njerëz super të suksesshëm dhe inspirim për mijëra e miliona njerëz të tjerë në botë – sidomos për ata me aftësi të kufizuara.

Do pyesni se, cilët janë ata? Janë përplot, por Faktoman ju sjellë 10 njerëzit me të famshëm, tregimi për të cilët ka ngjallur shpresën për njerëzimin.

1. Nick Vujicic

Ky person pa duar dhe pa këmbë, dhe shpirti i tij i jashtëzakonshëm, nuk janë dorëzuar kurrë. Për më shumë, ai është shndërruar në shembullin më unikat se – pa marrë parasysh se në çfarë situate ndodhet njeriu – ai mund të gjejë veten dhe të bëhet një person i lumtur. Nick luan golf, surfon, udhëton nëpër botë, mban ligjërata motivuese, ndërsa së fundi është bërë baba për herë të dytë. Kur fëmijët në rrugë e pyesin se çfarë ka ngjarë më të – ai u thotë: “Fajin e ka duhani”.

2. Bill Porter

Kur keni një qëllim në jetë, e sidomos dëshirën për ta arritur atë – as sëmundja nuk mund t’ju ndalë. Së paku kështu na ka mësuar Bill Porter. Edhe pse lëngonte nga paraliza cerebrale, Porter gjithnjë kishte ëndrruar të punonte si shitës. Dhe ai u bë shitës – madje, jo çfarëdo shitësi, por mori titullin e shitësit më të mirë në Amerikë. Filmi ’Door to Door’është xhiruar si dedikim për shpirtin e tij luftarak – dhe ai u preferohet të gjithëve që dëshirojnë të mesojnë se si kalohen pengesat në rrugën e tyre drejt karrierës.

3. Evgeny Smirnov

Nuk ka gjë më të keqe për një valltar se të humbasë aftësinë e të vallëzuarit. Por, çfarë duhet të bëjë një valltar profesionist kurhumbë njërën këmbë në aksident komunikacioni? Të vazhdojë të vallëzojë! Dhe, mu këtë gjë e bëri edhe Evgeny Smirnov, kampioni rus i vallëzimit “break dance”. Ai mësoi vallëzimin sërish – kësaj radhe me një këmbë, ndërsa performimet e tij janë më se brilante. Ai është shëmbull i përkryer i madheshtisë së shpirtit të njeriut.

4. Olesya Vladykina

Shikojeni këtë vajzë të bukur dhe magjepsëse. Edhe pse vetëm 20-vjeçe, Olesya Vladykina ka vuajtur shumë – një aksident në Tajlandë ia mori jo vetëm dorën e majtë, por dhe shoqën më të mirë. Kjo fatkeqësi ndryshoi jetën e saj përgjithmonë, por, ajo nuk u dorëzua. Pas aksidentit, Olesya dy herë mori pjesë në lojërat Paraolimpike, duke fituar vendin e parë dhe duke vendosur një rekord botëror. Madje, Olesya ka refuzuar të vendosë protezën – sepse, sipas saj, është shumë e parehatshme – ndërsa ajo është mësuar të kryejë punët vetëm me njërën dorë.

5. Sylvester Stallone

Nëse mendoni se duhet të posedoni bukuri të jashtëzakonshme që të bëheni aktor – gaboheni shumë. Ndërkaq, nëse nuk besoni në një gjë të tillë, atëherë, lexojeni tregimin për Sylvester Stallonen. Si rezultat i traumës së lindur, pjesa e poshtme e fytyrës së tij është e paralizuar – ndërsa goja e tij paksa e shtrembër – madje, dhe një pjesë e gjuhës së tij është e paralizuar – gjë që mund a keni vërejtur gjatë të folurit të tij në filma. Tash përgjigjuni në pyetjen: A e ndalën këto probleme Sylvester Stallonen që të bëhet një prej aktorëve më të mëdhej të ditëve të sotme?

6. Andrea Bocelli

Vërbëria ua pamundëson njerëzve të shohin botën – por, jo dhe ta ndjejnë atë. Ndoshta kjo gjë i ka ndihmuar italianit Andrea Bocelli, këngëtarit të famshëm të muzikës klasike – që nëpërmjet këngës, të ndajë energjinë e pabesueshme të tij me publikun. Bocelli është baba i tre fëmijëve – dhe së fundi është rimartuar. Bocelli kënaqet me jetën e tij – sepse, siç është shprehur – edhe pse i privuar nga mundësia që ta shohë botën, ai e ndjen atë me zemrën e tij.

Madeline Stuart

Kur ke një ëndërr, as aftësitë e kufizuara nuk mund t’ju ndalin në realizimin e saj. Madeline Stuart ka lindur me Sindromin down – e megjithatë, dëshironte të bëhej modele. Dhe, ia ka dalë. Natyrisht, kjo gjë i mori kohë, sepse nevojitej të humbiste peshë dhe të depërtonte në ndonjë agjenci të modës – të cilat nuk ishin të gatshme t’i hapnin dyert. Sidoqoftë, Madeline arriti të nënshkruante kontratë me brendin ’Manifesta’, duke prezantuar veshjet sportive për të gjitha format e trupit. Madje, kohë më parë, ajo është prezantuar edhe në Javën e Modës në New York. Pra, ëndrrat mund të bëhen realitet.

Victoria Duval

Një sportist mbetet gjithmonë sportist. Tenistja 20-vjeçe amerikane, Victoria Duval, e cila mposhti limfomën Hodgkin, është dëshmia më e mirë e kësaj thënie. Ajo vazhdoi trajnimet e saj dhe korri mjaft suksese në turnetë botërore të tenisit. Por, mbi të gjitha, ajo arriti fitorën më të madhe në jetë – fitoi luftën kundër sëmundjes.

Chantelle Brown Young

Kjo modele është vërtetë e jashtëzakonshme. Kur ishte fëmijë, Chantelle zbuloi se vuante nga pigmentimi i lëkurës, i njohur si “vitiligo”. Por, duke pasur trup të përsosur dhe fytyrë të bukur – ajo vendosi që këtë disavantazh të shndërronte në avantazh të saj; dhe si rezultat i kësaj, ajo tashmë është një modele e famshme në botë. “Ka njerëz me lekurë të zezë dhe njerëz me lekurë të bardhë, ndërsa unë për mrekulli përshtatem me të dyja këto kategori”, ka thënë Chantelle.

Ksenia Bezuglova

Nënë e dy fëmijëve, Ksenia Bezuglova ishte shpallur femra më e bukur në garën e bukurisë italiane të femrave me karroca invalidësh, e njohur si ’Vertical’. Ajo sot është një aktiviste që dëshiron të bëjë ambientin jetësor më të përshtatshëm për personat me karroca invalidësh. Ksenia është një person që kënaqet me jetën e saj, edhe pse ende ndjen shumë dhembje. Kjo grua ka një shpirt të pabesueshëm dhe optimizëm të paparë – dhe është dëshmia më e mirë se, me vullnet, në jetë mund të përballosh çdo gjë.

Të ngjashme