10 rrugët më të rrezikshme në botë, mes tyre edhe Shqipëria (Foto)

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 22:50 | Nga

A e dini se mundësia e vdekjes gjatë ngasjes së një veture është më e lartë sesa fluturimi në një avion? Sipas një raporti të OBSH-së për vitin 2017, rreth 30 njerëz bëhen viktima të vdekjeve në rrugë çdo ditë, ndërsa ky numër është rreth 95 në Shtetet e Bashkuara.

Edhe nëse doni të jeni një shofer i freskët, si Dominic Toretto, apo pasi të shikuar filmin Fast and Furious, mos guxoni të qarkulloni në këto 10 rrugë tepër të rrezikshme!

Asnjëherë mos mendoni të keni një udhëtim duke ngarë këto rrugë nëse nuk jeni të inatosur me jetën tuaj ose dëshironi që udhëtimi juaj i ardhshëm të jetë i fundit:

Rruga Patiopoulo-Perdikaki, Greqi

Image result for patiopoulo-perdikaki road
Kjo rrugë kërkon nerva të forta për të udhëtuar mbi të. Patiopoulo-Perdikaki është një rrugë malore 23.5 km në pjesën verilindore të Aetolia-Acarnania, Greqi.

Jo vetëm që Patiopoulo-Perdikaki është e ngushtë dhe përmban shtigje dhe kthesa të shumta, kjo rrugë nuk ka as hekura anësore për të mbrojtur automjetet nga mosfunksionimi i tyre. Nëse ky informacion nuk është i mjaftueshëm për t’ju tmerruar, pjerrtësia e rrugës ndryshon çdo 500 metra gjatë gjithë gjatësisë.

Rruga Patiopoulo-Perdikaki është gjithashtu në mungesë të plotë të shenjave dhe ndriçuesve të rrugëve. Kjo e bën përllogaritjen e distancës dhe shmangien e rreziqeve të bëhet jashtëzakonisht e vështirë për shoferët.

Rruga Trollstigen, Norvegji

Image result for trollstigen norway

Kthesat e shumta në rrugë sfidojnë edhe shoferët më ekspertë. E vendosur në anën e një mali në Rauma, Norvegji, pista do t’ju japë ndjenjën e një gare me kthesa të shumta të mprehta dhe të ngushta. Është kaq e ngushtë saqë çdo automjet më i gjatë se 40 metra nuk do të mund të përshtatet! Kursi i natyrshëm dhe gjarpërimet e rrugës do t’i vënë seriozisht në provë të aftësitë tuaja të manovrimit në kthesa, a keni guxuar ndonjëherë të shkoni atje.

Rruga Taroko Gorge, Tajvan

Image result for Taroko Gorge Taiwan

Rruga Taroko Gorge është e njohur për bukurinë dhe rrezikun e saj. Rruga Taroko Gorge në Tajvan është një tjetër rrugë malore e bërë nga gdhendja e shkëmbinjve dhe njihet si rruga më vdekjeprurëse e vendit. Është plot me kthesa qorre dhe shtigje të ngushta që çojnë nëpër male dhe shpella, për të mos përmendur shumë kthesa që të përcjellin drejt e në humnerë. Shirat e mëdha dhe tërmetet shkaktojnë shumë erozion dhe rrëshqitje të tokës në Rrugën Taroko Gorge.

Edhe për më të sprovuarit e timonit kjo rrugë nuk do të jetë kurrë e njëjta, sepse tërmetet dhe zhvendosjet e mëdha e ndryshojnë atë gjithnjë.

Aq e rrezikshme është kjo rrugë saqë vendasit thonë: “Atje kalon vetëm vdekja!”

Rruga BR-166, Brazil

Image result for BR-116 Brazil

Plaçkitja është e zakonshme në këtë rrugë!

E quajtur si Autostrada e Vdekjes, kjo futet në listën e rrugëve të rrezikshme jo për ndonjë arsye natyrale por të krijuar nga dora dhe mendja e njeriut. Autostrada 2.700 milje është rruga e dytë më e gjatë në vend. Ju nuk do të guxoni të shkoni atje për shkak të mirëmbajtjes së dobët, gropave të shumta që të përhapura shëmtuar nëpër rrugë, incidente të shpeshta, grabitje dhe një rrjet aktiv prostitucioni.

Kalimi Gois, Francë

Image result for Du Gois road

Kalimi famëkeq Du Gois në Francë. Duke u nisur në ishullin e Noirmoutier, në pamje të parë do të duket një autostradë e rregullt. Por, do të keni një tjetër mendim pasi të t’ju themi se ajo përmbytet nga uji dy herë në ditë për shkak të baticë-zbaticës. Edhe në qoftë se ju shmangni qarkullimin në orarin e përmbytjes, ajo bëhet seriozisht e rrezikshme për të qarkulluar në atë të lagësht, rrugë të rrëshqitshme të mbuluar me alga deti.

Qafa e Llogarasë, Shqipëri

Related image

Një ndër rrugët më të makthshme të Shqipërisë, Rruga e Qafës së Llogarasë është sinonim i rrezikut për jetën për shkak të kthesave të shumta, rrëshqitjes së dherave, dhe gjatë muajve të dimrit ju mund të mbeteni të bllokuar me orë ose me ditë të tëra për shkak të vështirësisë në qarkullim të krijuar nga dëbora dhe ngricat.

Rruga Luxor–Al–Hurghada Road, Egjipt

Image result for Luxor–Al–Hurghada Road

Rreziku i kësaj rruge është krijuar kryesisht nga kriminelët. Ashtu si BR-116, qeniet njerëzore janë përgjegjëse që e kanë shndërruar këtë rrugë në një kurth vdekjeje. Ajo lidh Hurghada, një qytet i famshëm për vendpushimet e scuba diving, dhe qytetin e lashtë të Luxor në Egjiptin jugor.

Prania e banditëve dhe terroristëve është arsyeja e aktiviteteve kriminale në këtë udhë. Përveç kësaj, shumë shoferë i mbajnë dritat e fikuara gjatë qarkullimit natën për të mos kapur syrin e kriminelëve, duke shkaktuar aksidente fatale, edhe pse kohët e fundit ata kanë filluar të përdorin teknologjinë infrared për të qarkulluar natën me drita të fikura.

Rruga North Yungas, Bolivi

Image result for North Yungas road

Numri i të vdekurve është i lartë në këtë rrugë me një korsi të vetme. Numri i të vdekurve është shumë i lartë në një nga rrugët më të rrezikshme në botë. Për të shkuar në Coroico nga La Paz nëpër këtë udhë me korsi të vetme, ju duhet të ngjiteni 4,650 metra përpara se të zbrisni në 1,200 metra.

Koeficienti i rrezikut rritet në sezonin e shiut për shkak të shiut, mjegullës dhe gjurmës me baltë për shkak të kthimit të ujërave. Muajt e verës janë po aq të rrezikshëm për shkak të pluhurit dhe shkëmbinjve.

Rruga Skippers Canyon, Zelanda e Re

Image result for Skippers Canyon road

Rruga Skipper Canyon, shumë e rrezikshme qoftë edhe për t’u provuar. Rruga është ndërtuar midis 1883 dhe 1890 gjatë periudhës së nxjerrjes së arit, kështu që janë të kuptueshme karakteristikat e saj. Rruga është kaq e ngushtë që nëse dy makina shkojnë kokë më kokë, njëra prej makinave mund të duhet të kthehet për 3 km në mënyrë që të shkojë në një vend mjaft të gjerë për të kaluar.

Malorja Halsema, Filipine

Image result for Halsema road

Reshjet, mjegullat dhe rrëshqitjet mund ta kthejnë këtë rrugë në një makth. Një nga autostradat më të rrezikshme në botë: Halsema Highway. Halsema Highway ka një gjatësi prej 150 km dhe është një autostradë me dy ose katër korsi në Filipine.

Ashtu si shumë rrugë malore, rrëshqitjet e tokës janë të zakonshme. Autostrada Halsema është gjithashtu e njohur të jetë rruga ku gurët dhe masivët bien nga majat. Dhe së bashku me pyjet e dendura mbretëron edhe mjegulla që mund të pengojnë vizionin e shoferit.

Malorja James Dalton, Alaska Veriore

Image result for James Dalton road

Autostrada James Dalton është rruga tipike për t’i qëndruar larg. Dëbora e shtrin vellon e saj 415 milje gjatës, e cila është gjithashtu larg qytetit. Pra, mos guxoni të qarkulloni në këtë rrugë nëse nuk keni një 4WD dhe posedoni një aftësi mbinatyrore në timon! Përveç kësaj, ju do të mbeteni të bllokuar në rrugën e bardhë për një kohë të gjatë, nëse ndonjë aksident të ndodhë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme