10 tërmetet më të fuqishme në 100 vjetët e fundit

Prishtinë | 14 Sht 2016 | 14:55 | Nga

10.Në vitin 1950, tërmeti ka goditur Tibetin – Tërmeti i Assamit ka goditur rajonin e Tibetit me epiqendër në Rimi. Ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa 1.526 veta kanë humbur jetën. 8.Në vitin 2005, tërmeti ka…

9. Në vitin 1950, tërmeti ka goditur Tibetin –

Tërmeti i Assamit ka goditur rajonin e Tibetit me epiqendër në Rimi. Ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa 1.526 veta kanë humbur jetën.

8.Në vitin 2005, tërmeti ka goditur Sumatrën. 8,7 ballë ka qënë manjituda që e ka tronditur bregun perëndimor të SUmatrës. Kanë vdekur 1.300 persona dhe pohohet se ka qënë tërmeti më i fuqishëm në Indonezi

7.Në vitin 1965 goditen ishijt Rat. Në muajin shkurt të vitit 1965, këto ishuj ka goditur një tërmet me manjitudë prej 8,7 ballë të Richterit dhe ka shkaktuar tsunami me tallasë prej mbi 10 metra.

6.Në vitin 2010 tërmeti godet Kilin. Një tërmet me manjitudë prej 8,8 ballë të Richterit, ka goditur brigjet e mesme të Kilit. Tërmeti ka zgjatur rreth 3 minuta dhe është tërmeti i gjashtë për nga fuqia e tij i regjistruar ndonjëherë. Ky tërmet është reflektuar edhe në Argjentinë dhe Peru. Tërmeti ka shkaktuar tsunami që ka shkatërruar shumë qytete në Kil. Më shumë se 500 persona kanë humbur jetën dhe shumë ndërtesa janë shkatërruar.

5. Në vitin 1952, tërmeti ka goditur Kamchatkën – Manjitudë prej 9 ballë të shkallës së Richterit, dhe ka shkaktuar shkatërrimin e ndërtesava dhe vdekjen e shumë banorëve.

4. Në vitin 2011 tërmeti godet Tohokën – Kur vitin e kaluar një tërmet e trandi Japoninë, e tërë bota është rënqethë! Tërmeti me manjitudë prej 9,0 ballë të shkallës së Richterit që ka goditur Japoninë, konsiderohet tërmeti më i fuqishëm që ndonjëherë ka goditur Japoninë. Ka shkaktuar tsunami me tallasë prej 40.5 metra. Tërmeti dhe tsunami kanë marrë jetën e mbi 15.000 njerzve, ndërsa 30.000 janë lënduar. Pos vdekjeve,tërmeti ka shkaktuar shkatërrimin dhe shembjen e qindar mijëra shtëpive dhe ndërtesave.

3.Në vitin 2004, ërmet i fuqishëm ka goditur Oqeanin Indian. Tërmeti me manjitudë prej 9,3 ballë të shkallës së Richterit, që ka goditur Oqeanin Indian, ka shkaktuar tsunami që ka shkaktuar vdekjen e mbi 230.000 njerzve në rajonin e Indonezisë, Shri Lankës, Indisë dhe Tajlandës. Është ky një nga tërmetet më të fuqishëm në botë.

2. Në vitin 1964 tërmeti godet Alaskën. Tërmeti me manjitudë prej 9,2 ballë të shkallës së Richterit, ka zgjatur 4 minuta dhe ka shkaktuar vdekjen e 143 personave dhe dëme në lartësi prej 311 milion dollar amerikan.

1. Në vitin 1960 një tërmet i fuqishëm godet Valdivinë. Është ky tërmeti më i fuqishëm në rajonet e Kilit, njëherit edhe tërmeti më i fuqishëm i njohur dhe i regjistruar ndonjëherë në botë.

Manjituda prej 9,5 ballë të shkallës së Richterit, e këtij tërmeti ka shkaktuar tsunami me tallasë prej mbi 10 metra. Numri i të vdekurve nga ky tërmet nuk është aktësuar, por dyshohet se kanë vdekur mbi 6.000 veta, ndërsa është shkaktuar dëm material në lartësi prej 800 milion dollar amerikan.

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme