11 fakte që duhet t’i dini për Einsteinin

Prishtinë | 10 Jan 2023 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Albert Einstein është njëri prej gjenive më të mëdhenj që ka jetuar në planet.

Sigurisht që keni mësuar për teoritë e tij revolucionare e ndoshta edhe keni lexuar disa nga thëniet e tij më të famshme. Porgjeni më poshtë 11 fakte kryesore që duhet t’i dini për jetën e gjeniut Einstein.

1. Albert Einstein u lind në vitin 1879 në Ulm të Gjermanisë.

2. Kur ishte fëmijë kishte probleme me të folur dhe prindërit e tij mendonin se ai nuk ishte i aftë mendërisht.

3. Kur ishte pesë vjeçar, babai i tij i dhuroi një kompas. Ishte pikërisht ky kompas që e shtyri Albertin e vogël të interesohej për shkencën.

4. Einstein vendosi që të mos vishte më çorape pasi gishtat e mëdhenj të këmbës vazhdimisht ia grisnin çorapet.

5. Në moshën 17-vjeçare, Einstein dështoi që të pranohet në Universitet.

6. Albert Einstein ka qenë gjeni por ka pasur një kujtesë të dobët.

7. Atij iu ofrua posti i Presidentit të Izraelit në vitin 1952 por ai e refuzoi atë.

8. Albert Einstein fitoi çmimin Nobel për Fizikë në vitin 1921.

9. Vdiq në vitin 1955 në moshën 76-vjeçare.

10. Pas vdekjes, truri i Einstein ishte hequr nga trupi për autopsi, pa miratimin e familjes.

11. Einsteini në Shqipëri
E kush mund ta mendonte se fizikanti i madh ka shkelur tokën shqiptare? Dhe jo vetëm kaq. Ai u pajis me pasaportë shqiptare nga mbreti Zog, si një mbrojtje që ai i dha hebreut më të famshëm të shekullit të 20-të. Edhe pse për shumë pak kohë, Einsteini në vitin 1931 ka qëndruar në portin e Durrësit, në pritje të anijes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme