11-vjeçari jep këshilla me pagesë në metro

Prishtinë | 30 Dhj 2016 | 09:32 | Nga

Në Nju Jork ju mund të gjeni gjithçka, madje edhe një 11-vjeçar në metro që ofron këshilla sentimentale.

Me tavolinën dhe karrigen e tij, Ciro Ortiz çdo të diel ofron konsulencë për problemet sentimentale për vetëm 2 dollarë.

Atë mund ta gjesh në linjë L të stacionit metropolitan, ekzaktësisht në ndalesën e Bedford Avenue, përcjell GSH.

Ciro është 11 vjeç dhe e bën këtë punë me mbështetjen e prindërve por ideja ishte e tij.

Një ditë vendosi që të bënte diçka për të ndihmuar të tjerët dhe pas kësaj babai e ndihmoi që të montonte tavolinën në ndalesën e metrosë.

Nuk është e pazakontë që fëmijët të dalin në rrugë për të shitur limonada, por Ciro që ka qenë viktimë e bulizmit në të kaluarën donte që të bënte diçka më të rëndësishme.

Në fakt këtë gjë nuk e bën për para – në ditët më me fat, arrin që të mbledhë deri në 50 dollarë – por për të ndihmuar në një mënyrë njerëzit.

Fillimisht ishte shumë nervoz dhe i pasigurt por pas disa javësh kthehej në shtëpi entuziast, duke thënë se kishte njohur shumë njerëz fantastikë dhe q i kishte ndihmuar me këshillat e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme