12 vepra që nuk e prishin agjërimin

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 01:01 | Nga

Mbarë botën, miliona myslimanë i përkushtohen këtij riti fetar i cili zgjat për një muaj. Dhe shpeshherë ekzistojnë disa dilema rreth asaj se çfarë mund ta prish agjërimin.

Çfarë nuk e prish agjërimin?

1. Të ngrënët, të pirët dhe marrëdhëniet seksuale me harresë

2. Të vjellët pa provokim.

3. Futja e pluhurit, grimcave të rërës apo e ndonjë insekti pa dashje në stomak: Dihet që është shumë e vështirë që njeriu të ruhet prej këtyre gjërave. Gjithashtu në këtë logjikë futet edhe mbajtja e ndonjë sendi në gojë, si laps, gomë apo ndonjë gjë tjetër, por me kusht që të mos ketë shije, ngjyrë apo erë që arrin në fyt.

4. Përdorimi i misvakut (shkopit pastrues të dhëmbëve) nuk e prish agjërimin

5. Përdorimi i gjilpërave jo ushqyese për trupin, të cilat vendosen në damar ose në mish: Kjo gjë nuk e prish agjërimin për arsye sepse nuk konsiderohet si ushqyes për trupin. Në këtë pjesë si shembull mund të përmendim kurimin me ilaçe mbi plagë të ndryshme, edhe në qoftë se ilaçi arrin të depërtojë në brendësi të trupit. Nuk duhet harruar se transfuzioni i gjakut dhe serumi e prishin agjërimin, pasi janë ushqyese për trupin e njeriut.

6. Përcjellja e pështymës ose e ushqimit që ndodhet ndërmjet dhëmbëve, nëse është shumë pak.

7. Futja e ujit në gojë, me kusht që të mos shkojë në fyt: Kjo ndodh kur marrim abdest apo kur shpëlajmë gojën për shkak të vapës. Lejohet gjithashtu edhe larja e trupit për freskim etj.

8. Puthja e gruas, prekja, përqafimi etj. Kjo vlen për ato raste kur njeriu e kontrollon veten

9. Ai që ha, pi ose bën diçka tjetër nga ato gjëra që e prishin agjërimin me mendimin se akoma nuk ka filluar dita e agjërimit. Ky person nuk e ka prishur agjërimin, pasi origjina është vazhdimi i natës dhe dyshimi i tij nuk merret në konsideratë.

10. Provimi i shijes së ushqimit me majën e gjuhës nuk e prish atë.

11. Larja e dhëmbëve, me kusht që pasta e dhëmbëve mos ta kalojë fytin.

12. Shkulja e dhëmbëve ose kurimi i tyre, në qoftë se lëndët e përdorura nga mjeku nuk arrijnë në fyt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme