16 vjeçari vjedh makinën për të bërë seks me një 25 vjeçare

Prishtinë | 09 Gus 2016 | 12:28 | Nga

Një i ri vetëm 16 vjeç vodhi një makinë nga një parking privat, ku së bashku me një shoqen e tij 25 vjeçe shkuan në një rrugë të qetë dhe nisën të kryejnë marrëdhënie seksuale në sendiljet e saj.

Ngjarja që ka ndodhur në Cairns, një qytet në bregdetin veri-lindor të Australisë, në shtetin e Queensland. Siç raportojnë mediat lokale, dy të rinjtë janë kapur nga policia duke kryer marrëdhënie në sendiljet e makinës së parkuar në rrugë dhe për këtë arsye edhe janë arrestuar.

Sipas policisë, fillimisht i riu kishte vjedhur një portofol dhe çelësat e një makine të ndodhur në një kompleks apartamentesh mëngjesin e të shtunës dhe më pas të njëjtët çelësa i ka përdorur për vjedhur automjetin tjetër të parkuar në një zonë private.

Në fund, 16 vjeçari i ka lënë takim 25 vjeçares dhe së bashku kanë shkuar drejt një rruge periferike, ku ai ka parkuar. Por aty ka qëlluar një oficer policie në detyrë që, duke e njohur pronarin e makinës ka krijuar dyshime mbi të riun të cilin e ka ndjekur nga pas.

Kur makina e policisë ka mbërritur në vendngjarje, dy të rinjtë ishin në ndenjëset e pasme të makinës në grahmat e pasionit.

Arrestimi i tyre u bë me arsyetimin për akte të turpshme në vende publike, ndërsa për djalin është ngritur edhe akuza e vjedhjes dhe dhënia e automjetit pa leje drejtimi.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme