20 burgjet më çnjerëzore në botë

Prishtinë | 30 Kor 2018 | 20:00 | Nga

Jeni të mendimit që burri duhet ta provojë një herë burgun? Do ta ndryshoni këtë ide pasi të shihni burgjet më famëkëqija në të gjithë botën

Kushtet e tyre janë mizerabël, shërbimi i keq dhe kontrolli i ashpër. Dënimi i njerëzve për krimet e kryera duket se ka marrë një gjykim shumë serioz nga ana e këtyre autoriteteve. Ja 20 burgjet më famëkëqija në të gjithë botën.

Burgu Diyarbakir

Ndodhet në jugperëndim të Turqisë dhe është ndërtuar në vitin 1980. Që atëherë atje janë burgosur kriminelët më të dhunshëm të vendit dhe kjo është arsyeja përse ndodhet në këtë listë. Ky burg është i njohur për torturat jo vetëm fizike, por edhe mendore. Ndërtesa është e ndarë në dy pjesë, në sektorin E që ka një kapacitet prej 744 të burgosurish dhe sektori D që mban 688.

La Sabaneta

Ky burg ndodhet në Venezuelë dhe konsiderohet një nga burgjet më të këqija në botë. Është një nga objektet më brutale të vuajtjes së dënimit në Amerikën e Jugut. Shumica e njerëzve që dërgohen në La Sabaneta kërkojnë të largohen sa më shpejt që aty. Mes të burgosurve qarkullojnë shumë epidemi dhe kujdesi shëndetësor mungon. Kombinimi i kësaj dhe stafit të vogël bën që shumë krime të dhunshme të ndodhin brenda mureve të burgut famëkeq.

Burgu ADX Florence Supermax

Thuhet se ky burg është shtëpia e kriminelëve më të rrezikshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndodhet në Fremont Country, Kolorado dhe mban brenda vetëm 439 të burgosur. ADX Florence Supermax ka sigurinë më të lartë në vend. Shumë nga të burgosurit kryejnë vetëvrasje për shkak të izolimit total nga gjithçka dhe kushdo, duke përfshirë këtu edhe të burgosurit dhe rojet. Burgu është ndërtuar në vitin 1994.

Burgu Tadmor

Ky burg ndodhet në Tadmor, që është një shkretëtirë në Siri, 200 kilometra larg Damaskut. Fillimisht burgu ishte planifikuar të ishte një bazë ushtarake e mbrojtjes, megjithatë gjatë viteve 1980, brenda tij zunë vend të gjithë llojet e kriminelëve. Po në këtë vit Presidenti Hafez al-Assad urdhëroi që t’i vrisnin të gjithë të burgosurit, gjë që çoi në vrasjen e 2400 njerëzve. Burgu u mbyll në vitin 2001 dhe u hap sërish në vitin 2011.

Burgu Carandiru

Vendi i vuajtjes së dënimit Carandiru ndodhet në San Paulo, Brazil dhe u hap për herë të parë në vitin 1920. Ai nuk strehoi të burgosur deri në vitin 1956 dhe u mbyll në vitin 2002. Në vitin 1992 atje ndodhi një masakër e vërtetë dhe 111 të burgosur mbetën të vrarë gjatë kryengritjes. Problemi më i madh që hasi ky burg ishte se mbajti 8000 të burgosur kur mes tyre ishte përhapur njerëzisht epidemia e HIV AIDS, që ishte edhe një nga arsyet përse u mbyll.

Camp 22

Camp 22 në Korenë e Veriut mund të quhet pa frikë burgu më i keq në botë. Kampi i të burgosurve politikë quhet zyrtarisht Kwan-li-so 22. Ai është plotësisht i izoluar nga bota e jashtme. Të burgosurit dhe ndonjëherë familjet e tyre në disa raste mbahen për të gjithë jetën në Camp 22. Aty gjenden më shumë se 50.000 të burgosur.

Burgu qendror Bang Kwang

Ky burg gjendet në provincën Nonthaburi në Tailandë, që është shtatë milje larg nga Bangkoku. Ky objekt i vuajtjes së dënimit vetëm për burra konsiderohet si një nga burgjet më të ashpra në Lindjen e largët. Ai është i mbipopulluar dhe ka shumë pak staf, duke e bërë kështu një nga vendet më të këqija të mundshme për shpagimin e veprave kriminale. Në burg janë strehuar edhe të burgosur të huaj dhe gjithashtu gjenden edhe ata që presin të pësojnë dënimin me vdekje.

El Rodeo

Një tjetër burg që ndodhet në Venezuelë, në Guatire. Konsiderohet si një nga vendet më të këqija për mbajtjen e të burgosurve. Atje vuajnë dënimin 50.000 të burgosur në kushte maksimale sigurie. Në vitin 2011 ndodhi një luftë e madhe mes bandave brenda tij, gjë që kërkoi ndërhyrjen e forcave të armatosurave për t’i dhënë fund. Ky është vërtet një nga burgjet prej të cilit t’i dëshiron të dalësh e të mos i kthehesh më kurrë.

Burgu qendror Gitarama

Gitarama gjendet në Ruanda dhe ka një emër shumë të keq për sa u përket kushteve dhe trajtimit. Gjendja është aq e keqe në këtë burg saqë disa nga të dënuarit përfundojnë duke ngrënë trupin e njëri-tjetrit vetëm për të qëndruar gjallë. Shumë nga të burgosurit që kanë vuajtur dënimin e tyre në Gitarama kanë deklaruar se është “ferri në tokë”. Ky burg u projektua fillimisht për të mbajtur 400 të burgosur, megjithatë u mbipopulluar me rreth 7000.

Burgu Rikers Island

Rikers Island është një kompleks tepër i madh burgu në Nju Jork, që mban disa nga kriminelët më famëkëqij në SHBA. Burgu gjendet në një ishull midis qytetit të Queens dhe Bronox. Zakonisht këtij burgu i referohen si “The Island” dhe në të duket se punojnë rojet më të dhunshme që mund të gjesh. Kjo është një nga arsyet përse mbahet si një vend ku askush nuk do të donte të vuante dënimin.

San Juan de Lurigancho

I ndodhur në Lima, në Peru, San Juan de Lurigancho njihet si një nga burgjet më të forta në Amerikën e Jugut. Burgu është shumë i mbipopulluar. Ai duhej të strehonte 2500 sipas kapacitetit të llogaritur, por tek ai qëndrojnë mbi 7000 të burgosur. Mjedisi brenda tij është pothuajse i pakontrolluar dhe në të kryhen krime si shitja e drogës, përdhunimi dhe vrasja. Fakti që rojet nuk janë shumë të vëmendshme e ka bërë ndër të tjera këtë burg shumë të rrezikshëm.

Burgu Shtetëror San Quentin

San Quentin nuk është vetëm burgu më i vjetër në Kaliforni, por është gjithashtu edhe një nga më të këqijtë. Ai u hap për herë të parë në vitin 1852 dhe është objekti më i madh në SHBA që ruan meshkujt e dënuar me vdekje. Brenda ka akoma dhomë gazi, por që prej vitit 1996 të gjithë të dënuarve më vdekje i jepet një injektim vdekjeprurës. Momentalisht, në burg strehohen 4000 të burgosur.

Alkatraz

Nuk kishte si të mungonte në këtë listë. Alkatraz është burgu që strehoi kriminelët më të rrezikshëm të kohës së tij dhe gjithashtu i famshëm për izolimin nga pjesa tjetër e botës. Ujërat e ftohta që e rrethonin nuk u jepnin mundësi atyre që mundnin të arratiseshin të mbijetonin për shumë kohë. Të dënuarit ushqeheshin mjaft mirë, në mënyrë që fiziku i tyre të humbiste formën e mirë dhe ata të bëheshin të paaftë për të tentuar ndonjë mënyrë arratisjeje. Ai është ndoshta burgu më i famshëm në të gjithë botën. I ndërtuar në vitin 1993, ai është jo më në gjendje pune që prej vitit 1963.

La Sante

Burgu i La Santes gjendet në Paris, Francë. Ai i hapi dyert e tij në vitin 1867. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, burgu strehoi kriminelët më të përhapur dhe gjithashtu ata të luftës. La Sante përmban pothuajse po aq minj dhe parazitë, sa të burgosur. Këto kushte e bëjnë një vend të tmerrshëm për të kaluar vitet e dënimit, ndaj shumë të burgosur kanë kryer vetëvrasje brenda tyre.

Burgu Stanley

Ky burg gjendet në Hong Kong dhe mban disa nga njerëzit më brutalë dhe më të dhunshëm të vendit. Është ndërtuar në vitin 1937 dhe ka një siguri maksimale, ashtu sikurse edhe pesë të tjerë në Hong Kong. Ky burg e ka të lejuar dënimin me vdekje dhe rreth 600 të burgosur janë ekzekutuar që kur hapi dyert për herë të parë rreth 7 dekada të shkuara. Kapaciteti i tij është 3000 të burgosur.

Burgu Petak Island

I njohur si Alkatrazi i Rusisë, Petak Island është mishërimi i shprehjes “të jetosh në ferr”. Çdo i burgosur është i mbyllur në shumicën e ditës në qelitë që kanë siguri maksimale. Të burgosurit janë plotësisht të izoluar nga të burgosurit e tjerë dhe nga rojet e burgut. Shumë nga të burgosurit e këtij burgu kanë vdekur për shkak të të ftohtit, borës dhe ujërave. Burgu është i izoluar nga Liqeni i Bardhë i Rusisë dhe njihet se mban të burgosur me dosje të pasur kriminale.

Burgu Butyrka

Ky burg ndodhet në Moskë dhe është një vend shumë i rrezikshëm. Mbipopullimi është i jashtëzakonshëm këtu. Një qeli normale mban në vend të 10 të burgosurve, 100 të tillë. Sëmundjet si AIDS dhe tuberkulozi janë shumë të përhapur. Njihet si burgu më i madh në Rusi dhe një herë e një kohë mbajti 20.000 të burgosur.

Camp 1931

Camp 1931 është një burg i rrezikut të lartë në veri të Izraelit. Ky burg ishte i panjohur për shumicën e botës deri në vitin 2003. Ai gjendet më pak se një orë larg Tel Avivit dhe shumica e njerëzve i referohen si një nga më të rrezikshmit në botë. Shumica e të burgosurve që vuajnë dënimin këtu dhe dosjet e tyre janë të fshehta.

Burgu Kamiti

Burgu i sigurisë së lartë Kamiti ndodhet në Nairobi, në Kenia dhe është një vend shumë i vështirë për të kaluar vitet e dënimit. Prej kohësh për këtë burg kanë qarkulluar fjalë se të burgosurit e tij rrihen deri në vdekje në rutinën e përditshme. Brenda mureve të tij mund të gjesh epidemi nga më të ndryshmet si kolerë, kequshqim dhe ulcerë. Shumë nga të burgosurit janë të burgosur politikë, gjë që do të thotë se nuk ka asgjë të ndaluar kur vjen puna te trajtimi i tyre.

Attica

Burgu Attica quajtur ndryshe “Attica Correctional Facility” ndodhet në Nju Jork dhe është burgu më i keq në botë. Ka siguri të nivelit maksimal dhe strehon shkelësit më të dhunshëm të ligjit. Është ndërtuar në vitin 1930 dhe që atëherë shumë trazira kanë ndodhur në Attica. Në vitin 1971 ndodhi një kryengritje e madhe që përfshiu 2200 të burgosur, të cilët morën peng 33 anëtarë të stafit të burgut.

Raporti

Në të gjithë botën numërohen 10.1 milionë të burgosur nga 6.9 miliardë njerëz gjithsej, thënë ndryshe 146 për 100000 njerëz. Shteti me numrin më të madh të të burgosurve është SHBA-ja me 2,193,798, e ndjekur nga Kina me 1,548,498 të burgosur.

Me një shkallë popullimi 153 për 100000 njerëz, Anglia dhe Uellsi burgosin më shumë njerëz për frymë, sesa çdo vend tjetër i Europës Perëndimore, përveç Spanjës që e ka këtë shifër 159.

Rritjen më të madhe të të burgosurve në Europë e ka Turqia dhe Gjeorgjia, ku në të dyja vendet numri i të burgosurve u dyfishua nga vitit 2006 deri në vitin 2010.

Pakësimin më të madh të të burgosurve në Europë e ka Moldavia dhe Holanda, shifra e të cilave ka rënë me 25 për qind kohët e fundit.

Rritje e dukshme të numrit të të burgosurve vihet re në Venezuelë dhe në El Salvador, ku numri është dyfishuar.

Raporti i World Prison Population tregon se numri i të burgosurve po shtohet pothuajse në të gjitha vendet e botës, duke treguar se krimet po rriten.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme