5 fakte interesante mbi Shërbimin Sekret Amerikan

Prishtinë | 07 Shk 2017 | 11:42 | Nga

Kur shikoni presidentin amerikan me shumë gjasa shikoni edhe Shërbimin Sekret Amerikan, një ndër shërbimet më elitë në botë, në detyrën më të rëndësishme, duke qëndruar në gatishmëri për të mbrojtur komandantin e përgjithshëm.

Por, kjo prezencë e dukshme është vetëm një aspekt i agjencisë që po ashtu mbron zv/presidentin dhe familjen e tij, ish-presidentët dhe krerët e shteteve që vizitojnë Amerikën.

Shërbimi Sekret po ashtu ka për detyrë të hetojë krimet kundër strukturës financiare të SHBA-ve, përfshirë edhe krimet kibernetike. Shërbimi ka 6500 të punësuar, përfshirë agjentët special, zyrtarët dhe stafin mbështetës, me zyra në çdo shtet amerikan dhe jashtë.

“ShareAmerica” sjell disa fakte interesante:

Fillimisht Shërbimi Sekret nuk kishte detyrë të mbronte Presidentin

Shërbimi Sekret u themelua në vitin 1965 si pjesë e Departamentit të Thesarit për të luftuar falsifikimin e parave pas Luftës Civile. Atë kohë rreth një e treta e parave në qarkullim ishte e falsifikuar, duke shkaktuar dëme të pallogaritshme në ekonominë e vendit.

Ç‘është ironike, Presidenti Linkoln nënshkroi projektligjin për krijimin e Shërbimit Sekret pak para se të vritej. Por, nuk kishte lidhje me mbrojtjen e Presidentit në atë kohë.

Lufta ndaj falsifikimit është ende pjesë e rëndësishme e punës së Shërbimit Sekret

Agjencia vijon të hetojë falsifikimin e monedhës amerikane si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Në nëntor të 2016-ës agjencia konfiskoi 30 milionë dollarë të falsifikuar në Peru – shumë më e madhe e kapur në histori.

Mbrojtja e plotë e Presidentit nisi më 1901

Shërbimi Sekret siguronte mbrojte part-time dhe jozyrtare për Presidentit Cleveland në vitet e fundit të Shekullit XIX. Pas vrasjes së Presidentit William McKinley në vitin 1901 – presidenti i tretë i vrarë në 36 vite – Kongresi kërkoi që Shërbimi Sekret të mbronte presidentët me kohë të plotë. Gjithçka nisi me vetëm dy persona që mbronin Shtëpinë e Bardhë.

Puna më e madhe bëhet përpara

Një deri në dy javë para çdo lëvizjeje të Presidentit jashtë Uashingtonit, skuadrat e Shërbimit Sekret shkojnë në terren për të planifikuar rrugët primare, sekondare dhe emergjente për autokolonën e presidentit. Skuadra po ashtu mbikëqyr spitalet dhe zhvillon planet e sigurisë për çdo vend që presidenti do të vizitojë.

Lëvizja e agjentëve e Shërbimit Sekret pas një tentativë vrasjeje ndaj Presidentit Reagan, Uashington Mars 1981.

Njerëzit gjithmonë shikojnë agjentët përreth presidentit, por ajo që nuk shikojnë është se sa ditë dhe orë punë e vështirë është kryer para se presidenti të arrijë. Për shembull, planifikimi për inaugurimin presidencial të vitit 2017 disi 18 muaj më parë.

Cili është sekreti i madh?

Origjina e emrit të agjencisë nuk ka të bëjë me intrigën e kohëve moderne porse me qëllimin fillestar të luftimit të falsifikuesve. Atë kohë ishte një tufë operativësh të fshehtë dhe prandaj shërbimi mori emrin Shërbimi Sekret.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme