60 fakte psikologjike që do t’ju habisin

Prishtinë | 03 Sht 2020 | 23:45 | Nga Ekonomia Online

A keni menduar ndonjëherë se pse ndiheni ashtu si ndiheni ose përse i bëni ato që i bëni? Mënyra se si mendja juaj funksionon ka të bëjë shumë me atë se si jeni ju, dhe me gjërat që i bëni. Është e mrekullueshme se si secila mendje e veçantë, në një nivel funksionin ngjashëm me të tjerat.

Më poshtë i keni 60 fakte të cilat janë shenja të qarta që tregojnë se pse disa gjëra na ndodhin, mënyrën se si ndodhin dhe që i justifikojnë reagimet tona për to.

  1. Nëse synimet e juaja ua tregoni edhe të tjerëve, ju keni më pak gjasa për sukses. Studimet tregojnë që në momentin që ju ua tregoni ato të tjerëve, ju e humbisni motivimin.
  1. Personi i fundit që ju rri në mendje përpara se të flini, është arsyeja e lumturisë osë e pikëllimit tënd.
  1. Mendje juaj i rishkruan fjalimet monotone të njerëzve të mërzitshmëm për t’i bërë ato të duken më interesante.
  1. Lloji i muzikës të cilën e ndëgjoni ndikon në mënyrën se si ju e përceptoni botën.
  1. Nga aspketi biokimik, të qenurit në një lidhje dashurie nuk dallon shumë nga të pasurit një çrregullim të papërmirësueshëm fiksimi.
  1. Nëse e bindi veten se keni fjetur mirë e mashtron trurin dhe e bënë të besoj se vërtetë e keni bërë atë.
  1. Përderisa paratë deri në një nivel mund ta blejnë lumturinë, studimet tregojnë se të ardhurat të cilat dalin mbi 100.000$ në vit, kanë efekt shumë të vogël në rritjen e lumturisë.
  1. Të qëndrosh më njerëz pozitivë dhe të lumtur, ju bënë të lumtur edhe juve.
  1. Është e mundur të vdesësh nga zemra e thyer. Quhet “Stress Cardiomyopathy”
  1. Sa më shumë bënë për të njerët aq më i lumtur ndihesh.
  1. 90% e njerëzve e shkrujanë në mesazh atë të cilën në mënyrë të drejpërdrejtë nuk mund ta thonë.
  1. Kënga e juaj e preferuar është e tillë për ju për shkak se ju e lidhni një ngjarje emocionale me të.
  1. Vendimet e juaja janë shumë më racionale kur mendoni në një gjuhë të huaj.
  1. Njerëzit e mençur e nënvlerësojnë veten. Budallenjtë mendojnë se janë të mahnitshëm.
  1. Njerëzit mes moshës 18 dhe 33 vjeç personat më të stresuar në botë. Pas moshës 33 vjeçare stresi ka prirje të ulet.
  1. Parat e shpenzuara në përvoja do të kenë gjithmonë më shumë vlerë për ju.
  1. Këndimi e ulë ndjenjën e depresionit dhe ankthit.
  1. Të ndjehesh i injoruar e shkakton efektin e njejt kimik sikur të një lëndimi.
  1. Zemrat tona nuk kanë të bëjnë asgjë me ndjenjën e të qenurit i/e dashuruar. Dashuria është vetëm një reagim kimik i trurit.
  1. Disa nga ne kanë frikë nga të qenurit shumë të lumtur, sepse frikësohen që pas kësaj do të i’u ndodh diçka tragjike.
  1. Truri i juaj e trajton refuzimin si një dhimbje fizike.
  1. Psikologjikisht e vërtetuar: Për të rënë në dashuri nevojiten vetëm katër minuta.
  1. Sa më gjatë i fshehni emocionet e juaja për dikë, aq më të vështira e keni t’i jepeni atij personi.
  1. Atëherë kur ju jeni duke tentuar ta kujtoni një ngjarje të kaluar, ju në fakt jeni duke e kujtur herën e fundit e keni kujtur atë ngjarje, më shumë se sa vetë ngjarjen.
  1. 70% të kohës truri i juaj është vetëm duke i ripërsëritur kujtimet dhe duke krijuar skenare të momenteve ideale.
  1. Sa herë që dikush ju thotë se ka për të i’u pyetur diçka, shumëicën e herave ju i risjellni të gjitha gjërat e këqija që i keni bërë kohën e fundit.
  1. Nxënësit mesatar të shkollës së mesme sot tregojnë nivelin e njejt të ankthit të pacientave psiqik mesatar të vitin 1950.
  1. Tek personat që kanë lindur të verbër, kurrë asnjëherë nuk është zhvilluar zhizofrenia.
  1. Komedianët dhe njerëzit komik në fakt janë njerëz shumë më të drepresionuar se të tjerët.
  1. Kur dikush qanë nga gëzimi, loti i parë gjithmonë del nga syri i djathtë. Lotët e dhimbjes gjithmonë dalin nga syri i majt.
  1. Ata që flenë shumë janë të prirur që të kërkojnë të flenë edhe më shumë.
  1. Kur jeni vetëm, vazhdimisht shihni qifte lumtura, përderisa kur jeni në lidhje shiheni më shumë beqarë të lumtur.
  1. Mbyllja e syve ju ndihmon t’i kujtoni gjërat.
  1. Ekziston një gjen që mund të ju bëjë të jeni negative përgjatë gjithë kohës.
  1. Rreth 80% e njerëzve e përdorin muzikën si një arrati nga të gjitha gjërat negative në jetë.
  1. Kur një person vdes edhe 7 minuta të tjera truri i tij zhvillon aktivitet ku ata shohin një ëndërr – sekuencë nga kujtimet e tyre.
  1. 70% e ëndërrave të juaja përmbajnë mesazhe sekrete. Ato bartin më shumë peshë dhe kuptim se sa mendimet tona të vetdijshme.
  1. Gjatësia e gjuhës suaj është e lidhur me kuriozitetin tuaj seksual. Ata që me gjuhën e tyre mund ti prekin bërrylat, janë më të prirur të provojnë përvoja të reja seksuale.
  1. Nëse jeni të fiksuar pas dikujt, truri juaj do ta ketë të pamundur ta gënjej atë person.
  1. Njerëzit të cilat e kuptojn mirë sarkazmën, zakonisht janë shumë të mirë edhe në leximin e mendjes së njerëzve.
  1. Të qëndrosh i qetë nënkupton edhe që ju mendoni se personi tjetër nuk është i gatshëm t’i dëgjojë mendimet e juaja.
  1. Mënyra se si visheni është e lidhur me disponimin tuaj. Prandaj të veshurit mirë zakonisht ju ndihmon të qëndroni të lumtur në mënyrë stabile.
  1. Të qenurit i aftë ti përgjigjesh në çast me sarkazmë një pyetjeje të trashë, është shenjë e një mendje të shëndoshë.
  1. Pretendimi se kinse nuk shqetësohesh për asgjë është shprehi e dikujt që në përgjithësi shqetësohet për gjithçka.
  1. Gratë me inteligjencë më të lartë e kanë më të vështirë të gjejnë partnerë.
  1. Qelizat e trupit tuaj reagojnë për çdo gjë që thotë truri juaj. Kështu, negativiteti e ulë sistemin tuaj imunitar dhe në këtë mënyrë ju ndjeheni të sëmurë.
  1. Njerëzit që shpenzojnë më shumë kohë në diell janë të prirur për të qenë më të lumtur.
  1. Personi që tenton t’i bëjë të lumtur të gjithë, përfundon duke u ndjerë si më i vetmuari.
  1. Njerëzit me vlerësim të ulët për veten janë më shumë të prirur t’i kritikojnë të tjerët.
  1. Të veprosh sikur kinse e posedoni një gjë, ju rrit gjasat që vërtetë ta bleni atë.
  1. Narcisistët kanë më shumë gjasa të kenë seks të rastësishëm, sepse shfaqin autoritet dhe jo pasion.
  1. Sa më shumë që flisni për një person, aq më shumë keni gjasa që të bieni në dashuri me atë person.
  1. Gjënjeshtarët e mirë janë më të zotë në zbulimin e gënjeshtrave tek të tjerët.
  1. Qokollada dhe shopingu krijon më shumë varshmëri se sa LSD dhe steroidet.
  1. Takimet online dhe blerjet online i ndjekin parimet e njejta.
  1. Njerëzit që mahniten nga vrasësit serik janë bashkëbisedues më të mirë.
  1. Ju mund ti kujtoni vetëm 3 deri në 4 gjëra në të njejtën kohë.
  1. Nëse e grisni letrën në shishen e pijes suaj, ju jeni seksualisht i frustruar.
  1. Njerëzit të cilët bëjnë shpesh betime janë të prirur të jenë më besnik dhe të ndershëm me miq.
  1. Sa më shumë që bëni për të tjerët, aq më të lumtur do jeni vetë.

Të ngjashme