A e parandalon gripin Vitamina C?

Prishtinë | 19 Maj 2023 | 20:18 | Nga Ekonomia Online

Një sërë studimesh kanë vërtetuar se, vitamina C lehtëson me rreth 23% intensitetin e simptomave të rrufës dhe gripit, si: dhimbjen e muskujve, hundët që rrjedhin dhe kollën.

Vitamina C ka treguar që ul kohëzgjatjen e rrufës nga disa ditë deri në një javë. Por, nëse e parandalon rrufën dhe gripin, kjo është e vështirë të përcaktohet.

Efektet e dobishme të vitaminës C janë demonstruar në segmentin e shkurtimit të kohëzgjatjes së ftohjes dhe të lehtësimit të simptomave.

Megjithëse shumë kërkime tregojnë që nuk e parandalon, një studim i rastësishëm zbuloi që, atletët e garave shumë të gjata, sistemet imunitare të të cilëve kanë tendencën të jenë më të dobët pas një gare, që kanë pirë 600 miligramë vitaminë C në ditë nuk i zinte aq shpesh gripi sa ata që nuk e merrnin fare vitaminën.

Këshillë: Nuk ju dëmton marrja e një vitamine C në ditë, veçanërisht nëse ndieni se po ju zë gripi. Nëse ju zë gripi, është shumë e mundshme të shëroheni më shpejt dhe të mos bezdiseni shumë nga simptomat e tij.

Marrja e 200 miligramëve në ditë është e mjaftueshme, sepse një pjesë e saj sekretohet me urinë.

Edhe pse lëngu i portokallit është i pasur në vitaminë C, mos u varni vetëm tek ai. Përmbajtja e vitaminës C në të mund të ndryshojë në varësi të portokallieve të përdorura dhe se sa kohë lëngu ka qëndruar në karton.

Vitamina C është jostabile dhe shpejt humbet gjatë ngrirjes dhe ruajtjes së ushqimeve në frigorifer. Ajo gjithashtu zhduket nga procesimi termik dhe nga gatimi me ujë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme