Adoleshentët zbulojnë “thesar” në Izrael

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Dy adoleshentë izraelitë kanë zbuluar një thesar me qindra monedha që datojnë prej 1,100 vjetësh më parë.

Ato ishin të groposura në një kavanoz, dhe u zbuluan në njëgërmim arkeologjik në Yavne të Izraelit.

Robert Kool, ekspert i monedhave, tha se monedhat datojnë që nga fundi i shekullit të 9-të kur rajoni ishte nën kontrollin e Kalifatit Islamik Abasid, një dinasti që sundonte një territor nga Algjeria e ditëve moderne deri në Afganistan. Monedhat – 425 gjithsej – ishin prej ari të pastër 24 karat dhe peshonin 845 gram.

“Me një shumë të tillë, një person mund të blinte një shtëpi luksoze në një nga lagjet më të mira në Fustat, kryeqyteti i pasur i pasur i Egjiptit në ato ditë”, tha Kool.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme