Akullorja me fruta, dëshirë e fundit e një pacienti

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 09:20 | Nga

Disa mjekë australianë janë falënderuar që ia kanë plotësuar dëshirën e fundit një pacienti, duke ia blerë një akullore me fruta në vizitën e fundit të tij në spital.

Ky veprim i mjekëve ka ndodhur javën e kaluar, por është shpërndarë publikisht nga Queensland Ambulance Service përmes një postimi në Facebook.

Spitali ka thënë se mjekët kanë vepruar kështu pasi kanë mësuar se pacienti, Ron McCartney, 72-vjeçar, kishte ngrënë shumë pak ushqim gjatë ditëve të fundit.

“Zyrtarët e kanë pyetur Ronin nëse mund të hante diçka… çfarë do të ishte?”, thuhej në postim, transmeton Koha.net.

“Roni u është përgjigjur: ‘Akullore me karamele’”.

Shërbimi i ambulancës ka thënë se janë ndier të përulur dhe të pikëlluar kur morën një letër mirënjohje dhe falënderimi nga gruaja e McCartneyt, Sharoni.

Vajza e tij, Danielle Smith, ka thënë se babai i saj ka vdekur të shtunën, pas betejës 17-vjeçare me kancerin e pankreasit.

Shërbimi i ndihmës së shpejtë në Australi vitin e kaluar mori falënderime kur ia plotësoi dëshirën e fundit pacientes duke e dërguar në plazh për herë të fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme