Anakonda gëlltitë trajnerin e vet (VIDEO)

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Një natyralisti dhe eksperti të gjarpërinjve i ka kushtuar rëndë një eksperiment i tij me një ndër gjarpërinjtë më të frikshëm, anakondën, transmeton Gazeta Metro

Paul Rosolie kishte vendosur që t’i afrohej një anakondës me dëshirën që gjarpri i frikshëm ta mbështjell atë me shtrëngimin e saj të fuqishëm. Si duket qëllimi i natyralistit ishte të shihte se sa i fuqishëm është shtrëngimi i gjarprit masiv. Për këtë, në mënyrë që shtrëngimi të mos e vriste, ai kishte veshur një veshje të posacme si mburojë.

Por, gjithcka shkoi keq pasi mburoja dështoi të kryente si duhet funksionin për të cilin po përdorej nga natyralisti. Kjo meqë pasi anakonda filloi ta mbështillte dhe shtrëngonte Rosolie’n, ky i fundit filloi të ndjente se gjarpri po i thyente kockat dhe po i dilte gjak nga krahët.

“Mendova se do të isha në gjendje të lëvizja krahët dhe në një mënyrë do të ishte i sigurt, por ajo më kapi dhe më mbështolli”, thotë Rosolie.

“Situata ndryshoi dhe kur ndjeva gjakun që po dilte nga krahu im, dhe ajo filloi të me mbërthente më fort dhe ndjeva që po më thyente kockat, në atë moment unë kam thirrur për ndihmë”, thotë Rosolie.

Pasi thirri për ndihmë, në ato momente menjëherë vrapuan miqtë e tij të cilët e shpëtuan nga mbërthimi mbytës i anakondës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme