Arianit Koci zbavitë me piano holandezët në Hagë

Prishtinë | 17 Jan 2019 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Avokati Arianit Koci është akredituar nga Gjykata Speciale për të mbrojtur të akuzuarit që do të ndiqen nga kjo gjykatë.

Ai tashmë gjendet atje, për të kryer punën e tij si mbrojtës i të akuzuarve, ku ditën e djeshme Koci ishte bashkë me ish-komandantin e UÇK-së, Sami Lushtakun i cili u intervistua në Gjykatën Speciale në Hagë. Por, përveç punës si avokat, Arianit Koci po e shfrytëzon kohën edhe për pak argëtim për vete dhe qytetarët atje.

Koci ka postuar në llogarinë e tij sociale Facebook një video ku shihet duke ekzekutuar në piano në një vend publik. Mbi videon e publikuar ai shkruan: Duke e zbavitur popullin mik holandez. Pas pak, vazhdojmë me punë…

Koci në fëmijërinë e tij është njohur edhe si këngëtar ku ka marrë pjesë në festivalin “Akordet e Kosovës për fëmijë” në vitin 1972 me këngën “Nëna ime”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme