Ariu polar provoi ta kthente në jetë shpezën që ia hodhën për ta ngrënë

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Vizitorët e një kopshti zoologjik në Munih të Gjermanisë, prisnin që ariu polar ta hante shpezën që ia hodhën për ta ngrënë, por mbeten të befasuar me sjelljet e tij të pa pritshme.

Kafsha e kapi atë me putrat e mëdha dhe e afroi te goja, sikur donte t’i jepte frymë, ndërsa më pas e hidhte në ajër duke dashur ta ringjallte, transmeton Telegrafi.

“Megjithëse shpeza nuk jepte shenja jete, ariu përpiqej ta shpëtonte, duke e lënë më pas në një hapësirë në skaj të kafazit”, ka thënë një i pranishëm.

Ngjarja që ka ndodhur gjatë verës, i ka befasuar ekspertët e kafshëve, që besojnë se ariu nuk ishte i uritur dhe nuk është mësuar të hante ushqime të papërpunuara.

“Ky është instinkt i të shpëtuar, që kafshët e kanë ende, ndërsa ne njerëzit po e humbim çdo ditë e më shumë”, ishte një koment, që ka mbledhur shumë pëlqime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme