Arkeologët rusë zbulojnë “monedhën e hajdutëve”

Prishtinë | 12 Maj 2018 | 09:52 | Nga

Arkeologët që po gërmojnë në një pjesë historike të Moskës qendrore kanë gjetur shumë lloje të objekteve në muajt e fundit, por ndoshta asgjë nuk është aq interesante sa shembulli më i vjetër i një monedhe xhepi që pritet të dalë të dritë në këtë qytet.

Monedha dy kopek (ish-njësi monetare) daton që nga mesi i shekullit XVII, por ajo që e bën të veçantë është mënyra se si në njërin skaj është punuar e rrafshët e në tjetrin duket si një thikë e mprehtë. Sipas raportimit të televizionit “Vesti” të Rusisë, kjo formë bëri që monedhat e xhepit të hyjnë në punë edhe për të shqyer çantat a xhaketat e kalimtarëve për të arritur më lehtë tek kuletat e tyre.

“Monedhat e hajdutëve”, siç njiheshin në Rusi, ishin një mjet thelbësor i një platforme shkathtësie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme