Artistja që pikturon me gjoks në vend të penelave

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Nadia Matievskaia është bërë shumë e njohur për një lloj “peneli” të pazakontë që ajo përdor për të pikturuar veprat e saja. Artistja autodidakte, e cila vjen nga Bjellorusia, në të vërtetë përdor gjoksin dhe duke gjykuar detajet që ai arrin të portretizojë, ajo e bën atë në një mënyrë mjaft të jashtëzakonshme.

Siç e përmendëm, Nadia asnjëherë nuk ka studiuar për tu bërë piktore. Ajo në të vërtetë dëshironte të ndiqte një karrierë në industrinë e muzikës, por një vit e gjysmë më parë filloi të marrë mësime aktrimi dhe zbuloi një talent të fshehur.

Kurset në të cilat, ndoqi mësuan që artistja e re të çlirohej nga pengesat dhe të eksploronte ndjenjat e saj të brendshme, por ata gjithashtu e ndihmuan atë të eksperimentonte me trupin e saj dhe të zbulonte një mënyrë origjinale për të ndërtuar një karrierë si piktore.

Të ngjashme