Babai goditet nga rrufeja në dasmën e të bijës (Video)

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 20:30 | Nga

Askujt nuk i pëlqejnë dasmat e mërzitshme, por fjalimi i babait të një nuseje ishte paksa si shumë elektrizues në dasmën e të bijës fundjavën që lamë pas.

JP Nadeau u godit nga rrufeja teksa po mbante fjalim në New Brunswick të Kanadasë.

“Dhe teksa po i thosha dhëndrit tim të ri se ‘je djalosh me fat’ – bum!” ka thënë ai për një televizion kanadez.

Përveç një gërvishtjeje në gishtin e madh të dorës, Nadeau thotë se nuk është dëmtuar dhe se dasma ka vazhduar.

“Mikrofonin e kisha në dorë dhe rrufeja e goditi sistemin e zërit dhe më pas dora mu ndriçua ku edhe i pashë shkëndijat,” ka thënë ai.

Të gjithë ishin tronditur në fillim, por kjo nuk e ka ndaluar çiftin e lumtur që ta vazhdonte festen.

“Ishte një dasmë e bukur,” ka thënë gruaja e Nadeau, Maggy Thomas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme