63 vjet bashkë, vdekja i ndan vetëm 20 minuta

Prishtinë | 09 Gus 2016 | 21:59 | Nga

Henry dhe Jeanette De Lange kanë qëndruar bashkë për 63 vjet, por dashuria e tyre ka qenë aq e fortë sa vdekja nuk ka mundur t’i ndajë për më shumë se 20 minuta nga njëri-tjetri.

Vetëm pak ditë më parë çifti ka ndërruar jetë në të njëjtën dhomë me vetëm pak minuta diferencë.

Gruaja ka vdekur në orën 17:10 ndërkohë që bashkëshortit të saj nuk i ka rrahur më zemra në orën 17:30.

Historia e tyre ka trishtuar familjarët dhe ka prekur të gjithë ata që e kanë lexuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme