Befasia e një hulumtimi: Si do të reagonin njerëzit ndaj jashtëtokësorëve

Prishtinë | 01 Sht 2020 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

Shkencëtarët janë befasuar nga rezultatet e një studimi.

Mos i besoni “Ditës së pavarësisë” dhe “Alienit”, njerëzit në takimin e mundshëm me jashtëtokësorët do të reagonin bukur mirë.

Një studim i ri ka shqyrtuar këtë situatë hipoetike dhe ka treguar se, në këtë rast, njerëzit do të reagonin kryeisht pozitivisht.

Michael Varnum, ndihmësprofesor i psikologjisë në Universitetin e Arizonës, ka testuar disa qasje të ndryhsme në studimin të cilin e ka paraqitur në Teksas gjatë një tubimi shkencor.

Në pjesën e parë ai dhe ekipi i tij shkencor kanë përdorur programin kompjuterik për analizën gjuhës e cila përdoret në lajmet mbi zbulimet, të cilat kanë treguar për mundësinë e jetës jashtëtokësore. Programi ka qenë i fokusuar në karakterin emocional të artikujve dhe është konfirmuar se mbulimi medial në përgjithësi është pozitiv.

Shkencëtarët po ashtu në mënyrë hipotetike kanë bërë të ditur se kanë zbuluar jetë jashtëtokësore mikrobiologjike dhe i kanë lutur rreth 500 të anketuar të shkruajnë njëfarë përgjigjeje në këtë, Përsëri, gjuha të cilën autorët e kanë përdorur ka qenë në masë të madhe pozitive.

Në pjesën përfundimtare të studimit shkencëtarët u kanë kërkuar 500 të anketuarave të përgjigjen në njërin prej dy artikujve të gazetës New York Times mbi zbulimet e vërteta shkencore: dëshmitë mbi jetën mikrobiologjike në meteoritin e Marsit dje krijimit të jetës sintetike në laborator. Interesante është se pjesëmarrësit kanë reaguar pozitivisht në mundësinë e jetës jashtëtokësore, se sa në aftësinë njerëzore për krijimin e jetës sintetike.

“Kjo tregon faktin se shumë mirë do ta pranojmë lajmin se nuk jemi të vetëm në hapësirë”, ka përfunduar Varnum në komunikatën për publik.

Duhet thënë se studimi i Varnumit ka marrë parasysh vetëm perspektivën amerikane, sepse mund të supozohet se kulturat e ndryshme do të reagonin ndryshe në këtë lajm. Pos kësaj, është kehtë të jesh optimist kur është në pyetje diçka që ende nuk ka ndodhur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme