“Beqarët peshojnë dy kg më pak se të martuarit”

Prishtinë | 08 Gus 2020 | 23:00 | Nga Ekonomia Online

Duket se të jesh beqar, ka disa avantazhe, kanë treguar disa studime.

Disa kërkues ne Universitetin zviceran te Bazelit kanë vërtetuar se beqarët kane disa arsye për t’u ndier më mirë.

Me këtë mendim bashkohen edhe kërkues të “Max Planck Institute for Human Development”. Sipas tyre, beqarët peshojnë së paku dy kilogramë më pak se bashkëmoshatarët e tyre të martuar, edhe pse këta të fundit përgjithësisht hanë më shëndetshëm.

Kjo e dhënë është konstatuar edhe në një tjetër botim në revistën “Social Science & Medicine”, që bën fjalë posaçërisht për meshkujt, dhe e lidh këtë pasojë me faktin e të qenit prind.

Veç kësaj, të qenit beqar çon në performancë me të mirë në karrierë.

Kështu, një studim i Universitetit të Californias tregon se beqarët përgjithësisht janë më shumë të pavarur, më të vendosur dhe shfaqin më pak emocione negative.


Disa studime kanë treguar se kur vetmia nuk shoqërohet me emocione negative, çon në më shumë produktivitet, më shume efektivitet dhe krijimtari gjithashtu më të mirë.


Beqarët kanë gjithashtu edhe një rrjet më të gjerë shoqëror dhe më shumë miqësi intime.


Edhe një tjetër studim botuar në revistën “Journal of Marriage and Family, vërteton se të qenit “single” ndihmon në ruajtjen e një forme më të mirë fizike, në krahasim me të martuarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme