Binjakët më të vjetër të Llapit

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 20:32 | Nga Ekonomia Online

Binjakët Halil e Ahmet Azemi, të mërkurën festuan ditëlindjen e 83-të.

Bashkë si ditën kur u lindën ata rrinë çdo ditë. Tash këta ndejën jashtë e bëjnë edhe më shlirë, pasi së fundmi të dy morën vaksinën anti COVID, njofton Klan Kosova.

Veçse ngjashmëria e madhe mes tyre, i ngatërroi mjekët. Por, kjo nuk ishte hera e parë që dukja e 83 vjeçarëve, habitë të tjerët, njofton Klan Kosova.

Gjatë gjithë jetës, dy vëllezërit gjithmonë kanë punuar bashkë, derisa edhe shtëpitë ku jetojnë i kanë të ngjashme dhe ngjitë njëra tjetrës.

Të ngjashme