Cano Cristales, lumi ku dallohen 5 ngjyra (Foto)

Prishtinë | 29 Gus 2017 | 20:50 | Nga

Natyra shfaqet në forma tëndryshme, të gjitha dëshmitare të bukurive mahnitëse. Pasi mbushesh thellë me frymë, mund të thuash me plot gojën sa e bukur është kjo botë.  Lumi Cano Cristales i njohur ndryshe si lumi i pesë ngjyrave ndodhet në Kolumbi është ndër lumejtë më të bukur në botë.

Pamjet mahnitëse të kapura nga TravelDrone4K, tregon lumin shumëngjyrësh, i  cila është i mbushur me bimë “Macarenia clavigera”.

Fenomeni është unik dhe vjen nga disa faktor. Në shtratin e lumit rritet bima në fjalë me ngjyrë të kuqe.

Ngjyra të tjera vijnë nga shkëmbinj të zinj, algat e gjelbra, uji blu dhe rëra e verdhë, duke prodhuar një efekt të ylbertë.

Lumi gjithashtu përmban ujëvara, pishina dhe shpella, duke e bërë atë edhe më dramatik. Për më tepër – nuk ka peshk apo krijesa të tjera, kështu që vizitorët mund të gëzojnë larjen e pandërprerë në Caño Cristales.

Lumi bëhet i gjallë nga korriku deri në nëntor.

Zona megjithatë ishte tepër e rrezikshme për turistët kur u zbulua, por tani ka udhëzime të posaçme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme