Çfarë thotë mënyra se si flini për lidhjen tuaj?

Prishtinë | 05 Sht 2016 | 17:10 | Nga

Hulumtime të reja psikologjike të kryera nga Edinburgh International Science Festival kanë zbuluar një fakt interesant: çdo ndryshim në lidhjen e një çifti të dashuruar menjëherë ndikon në pozicionet në të cilat flenë.

Gjëja më e rëndësishme këtu nuk është pozita në të cilën përqafohen para se të flenë, e as ajo në të cilën gjenden menjëherë pasi t’i merr gjumi. Por, gjëja më e rëndësishme gjendet në pozicionin në të cilin flenë ata gjatë gjithë natës dhe në të cilin zgjohen.

Të inspiruar nga hulumtimi i profesorit Richard Wiseman dhe punës së psikologes Corinne Sweet, Bright Side ka vendosur ta krijoj këtë udhërrëfyes argëtues për pozicionet e gjumit të çifteve, duke dashur t’ju ndihmojnë ta kuptoni më mirë lidhjen.

Pozita e përqafimit të muajit të mjaltit

Ky pozicion ka tendenca të ndodh nëse çifti është i ri apo partnerët është dashur të kalojnë pak kohë larg njëri-tjetrit.

Pozicioni gjithashtu është i njohur në mesin e çifteve të martuara nëse jeta e tyre familjare është ende e mbushur me pasion dhe shumë dashuri.

1

Pozita e dialogut

Kjo pozitë është shumë e njohur mes partnerëve që mirëmbajnë një lidhje të fortë me njëri-tjetrin, por prapë kanë nevojë të shpenzojnë më shumë kohë së bashku dhe të komunikojnë më shpesh.

2

Pozita e vrojtimit të yjeve

Kjo pozitë parasheh fjetjen në shpinë. Zakonisht, njëri person është i shtrirë në shpinë (mashkulli) përderisa tjetri e pushon kokën në shpatullat e partnerit. Ky lloj pozicioni tregon se çifti ka kimi të mahnitshme, por ndonjëherë njëri nuk ndjehet aq komod kur detyrohet të pajtohet me pikëpamjen e tjetrit.

3

Pozita e djepit të dashnorit

Kjo është shumë e njëjtë me pozitën paraprake, mirëpo është shumë më intime. Pozicioni i djepit të dashnorit është i njohur mes çifteve që nuk janë të frikësuar që vazhdimisht t’i shfaqin ndjenjat, janë të butë dhe kujdesen për njëri-tjetrin.

Pozita implikon se mashkulli e ka rolin e “shefit” dhe dominon në lidhje.

4

Pozita e dashurisë

Këto çifte zakonisht janë shumë të lumtur dhe me të vërtetë e shijojnë lidhjen. Pozita reflekton respekt të ndërsjellë dhe hapësirë personale. Prekja e shpinave është dëshmi që tregon se për ta është shumë e rëndësishme ta ndjejnë prezencën e partnerit afër.

4

Pozita e lirisë

Kjo pozitë mund të tregoj se çifti ka shkuar në shtrat menjëherë pas një fjalosje të madhe. Sidoqoftë, për këtë ka edhe shpjegim tjetër: dy partnerët janë shumë të pavarur, të etur për vëmendje dhe persona që kërkojnë hapësirë personale.

5

Pozita e shtratit të mbretit

Partnerët që e “shpërndajnë” veten përgjatë tërë shtratit zakonisht janë ata që e ndjejnë nevojën për ta siguruar veten sesa t’ia shfaqin ndjenjat partnerit. Zakonisht sjellja  ytre në lidhje është egoiste, gjë që reflektohet në shprehitë e tyre të gjumit.

6

Pozita e lugës

Kjo pozitë implikon lidhje të harmonishme, por edhe pasionante njëkohësisht. Pozita është shumë e njohur gjatë viteve të para të martesës.

Partneri prapa zakonisht luan rolin dominant në lidhje të tilla. Ndryshe nga kjo, partneri tjetër e shijon ndjenjën e të qenit i/e mbrojtur.

7

Pozita e lugës me hapësirë

Çiftet këtë pozitë komode e zgjedhin për të qenë pranë njëri-tjetrit, por gjithashtu për të pasur më shumë liri. Kjo është ndër pozicionet më të komplikuara me të paktën dy interpretime të ndryshme:

 

  • Pozicioni e pasqyron një lidhje pa pasion – të paktën njëri nga partnerët ndjehet kësisoj. Ai/ajo nuk e ndjen më nevojën për kontakt fizik apo thjesht është i/e pakënaqur me partnerin.
  • Në rastin e dytë, partneri që e kthen shpinën e provokon tjetër dhe është i gatshëm për më shumë vëmendje.
  • 8

 

Pozita e përqafimit të këmbëve

Partnerët nuk preferojnë të flenë në kontakt të afërt me njëri-tjetrin, por herë pas here ia prekin këmbët njëri-tjetrit. Zakonisht, çiftet që flenë në këtë pozitë ndajnë harmoni familjare dhe besim të ndërsjellë. Ata i japin njëri-tjetrit liri përderisa e mbajnë një “urë” të vogël për t’u prekur dhe për ta ndjerë njëri-tjetrin gjatë natës.

9

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme