Çifti i pinguinëve me gjini të njëjtë bëhen nëna për herë të parë

Prishtinë | 27 Gus 2020 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Dy pinguinë, femra, janë bërë nëna të reja në një akuarium në Spanjë dhe janë duke e rritur zogun që e adoptuan kur ishte ve.

Zyrtarët nga Oceanografic Valencia thonë se pinguinët, Electra dhe Violet kanë ngritur një fole së bashku nga gurët dhe “kanë nisur të shfaqin veprime dhe qëndrime të zakonshme që pinguinët bëjnë para reproduktimit”, sipas një deklarate për shtyp, shkruan CNN.

Pinguinëve atëherë iu lejua që të adoptojnë dhe inkubojnë vezën e një çifti tjetër pinguinësh, e cila çeli këtë muaj. Electra dhe Violet tani janë duke e rritur zogun, i cili bëhet i pavarur pas afro 75 ditësh, tha akuariumi në deklaratë, transmeton KOHA.

Prindërit pinguinë zakonisht së bashku inkubojnë vezën, së cilës i duhen 38 ditë për të çelur.

Formimi i çifteve të gjinisë së njëjtë është gjë e zakonshme në më shumë se 450 lloje të kafshëve dhe ndodhë edhe në kopshte zoologjike por edhe në natyrë, u tha në këtë deklaratë.

Edhe kopshtet tjera zoologjike në Londër, Berlin dhe Sidney kanë pasur familje të pinguinëve që ishin të gjinisë së njëjtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme