Cili është emri për vajza më i përhapur në botë?

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 18:44 | Nga

Përzgjedhja e emrit është një ndër momentet më të bukura që shoqëron prindërit e rinj e jo vetëm gjatë shtatzënisë, por jo vetëm. Nuk mund të harrojmë listat e gjata të përpiluara me emra nga familjarët, miqtë e afërt e deri tek fqinjët.

Edhe pse shpeshherë emrin nuk është përcaktues i jetës së një personi, sërish vazhdojmë t’i kushtojmë rëndësinë e duhur dhe ta kremtojmë si një ngjarje të rëndësishme. Vitet e fundit tendenca e vënies së emrave ka ndryshuar në një trajektore prej 360 gradësh, nga emrat tradicionalë..kaluam tek emrat italianë fillmisht, emrat spanjollë të telenovelave, emrat hibridë të formuar nga përzierja e emrave të prindërve, kurse tani janë ”në modë” emrat turq e indianë.

Por e dini cili është emri për vajza më i përhapur në botë? E vështirë, apo jo? Po ua shuajmë kuriozitetin, është emri Sofia, të cilin e gjejmë po ashtu në versionet Sophia, Sofie, Sophie dhe Zsófia.

Pas një studimi të emrave të bebeve në 49 vende nga e gjithë bota, emri Sofia ishte në vend të parë si më i përdoruri në 9 vende, i dyti dhe i treti më i përdorur në 20 të tjera dhe bënte pjesë në listën e 25 emrave më të përdorur në 75% të vendeve të tjera.

Ky emër është me origjinë greke dhe do të thotë dituri. Sipas ekspertes së emrave, Laura Eattenberg, përhapja e këtij emri lidhet edhe me thjeshtësinë e tij në shqiptim, si dhe faktin që është i pranuar në të gjitha besimet, ku kryesojnë ato të krishtera dhe ato myslimane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme