Corona dhe Covid janë binjakët indian që erdhën në jetë në kohën e Coronavirusit

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Mirësevini në botë, Corona dhe Covid – këta janë emrat e binjakëve të porsalindur në qytetin e Raipur të Indisë.

Djali dhe vajza kanë lindur në mes të një bllokade trejavore në Indi. Prindërit e tyre thonë se i lanë emrat në shenjë kujtese për pengesat e tejkaluara gjatë kohës së provës me koronavirus që ka ndikuar në të gjithë botën.

Në një intervistë për mediat lokale, nëna tha se ishte një lindje e “vështirë”. “Ne u përballëm me shumë sfida dhe unë dhe burri im donim ta bënim ditën të paharrueshme,” tha ajo, duke shtuar se ajo shkoi për të lindur më 26 mars, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

“Virusi është i rrezikshëm por shpërthimi i tij ka bërë që njerëzit të përqendrohen në higjenën dhe të rrënjosin zakone të tjera të mira. Kështu që ne kemi menduar për këta emra,” shpjegoi ajo.

Stafi i spitalit filloi t’i quante binjakët si Corona dhe Covid menjëherë pasi ata lindën – gjë që i ndihmoi prindërit të merrnin vendimin e tyre.

Të ngjashme