Coronavirusi nuk i ndal, nusja norvegjeze dhe dhëndri suedez martohen në kufi

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Një martesë e veçantë ka ndodhur në kufijtë mes dy shteteve pasi një dhëndër suedez dhe nusja norvegjeze janë martuar edhe pse “të ndaluar” nga COVID-19.

Çifti e zhvilloi ceremoninë martesore në kufirin midis dy vendeve ndërkohë që të ftuarit qëndronin në secilën anë të kufirit, në përputhje me rregullat e Coronavirusit.

Çifti tha për BBC se nuk mund të prisnin deri sa të hiqeshin kufizimet dhe se nuk dëshironin ta ndryshon datën e tyre të martesës. “Nuk dëshironim të ndryshonim datën, gjithçka që donim ishte të martoheshim!”, kanë thënë ata.

Ata qëndruan në të dyja anët e kufirit, të ndarë me një fjongo të bardhë. Nusja, Camilla Oyjord tha se e kishte sugjeruar idenë si shaka, të cilës miqtë dhe familjarët iu përgjigjën pozitivisht. “Ne donim të ishim burrë e grua! Dashuria i mundi të gjitha”, tha Camilla.

Të ngjashme