Del në shitje vetura më e famshme në botë

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Vetura e emërtuar si më e famshmja në botë do të dal në ankand për tu shitur.

Kjo veturë specifike, Aston Martin DB5 e vitit 1965 është e porositur nga Eon Productions, kompania që ka krijuar filmin e James Bondit, Goldfinger e Thunderball, transmeton koha.net.

Kjo veturë nuk është përdorur në film por për ngjarje promovuese të filmit Thunderball në SHBA, ndërsa është shitur më 1969.

Kjo veturë për herë të fundit është shitur në 2006-n për 2 milionë dollarë, ndërsa tani pritet që të arrij diku rreth 4 deri në 6 milionë dollarë kur të dal në ankand në Kaliforni me 15 gusht.

Pas çdo drite të veturës gjendet një armë automatike e është antiplumb nga prapa.

Kjo veturë ka ndërruar vetëm tre pronar në 50 vitet e fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme