Del në treg ëmbëlsira në formë e shije të vaksinave anti-Covid

Prishtinë | 24 Pri 2021 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Një pastiçeri në qytetin Veresegyhaz, Hungari ka “hedhur” në treg një lloj të veçantë ëmbëlsirash. Bëhet fjalë për ëmbëlsira në formë vaksinash kundër COVID-19.

Janë të gjitha llojet e vaksinave dhe secila ka shije të ndryshme. “Këtu njerëzit mund të zgjedhin, nuk ka regjistrim. Nuk ka efekte anësore përveç një buzëqeshjeje në fytyrat e klientëve”, tha pronarja Katalin Benko.

Çdo ngjyrë përfaqëson një vaksinë të ndryshme COVID-19: e verdha për AstraZeneca dhe një e verdhë pak më e errët për Sinopharm, jeshile për Pfizer, portokalli për Sputnik V dhe një e kaltër e gjallë për Modernan.

Sipas një liste të publikuar nga agjencia reuters, më shumë se 4.6 milionë doza vaksinash kundër coronavirusit janë administruar në Hungari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme