Disa rregulla që do të ju habisin në Familjen Mbretërore

Prishtinë | 06 Sht 2017 | 09:10 | Nga

Jeta e Mbretëreshës Elizabeta dhe e familjes së saj nuk është një përallë. Në fakt ka shumë rregulla, kufizime dhe detyra.

Më poshtë janë disa rregulla që familja mbretërore duhet t’i ndjekë si dhe secili anëtar i familjes nuk guxon të mos i bindet.

Rregulla 1: Princat e rinj gjithmonë veshin pantallona të shkurtra

Kohët e fundit, përdoruesit e internetit filluan të pyesin se pse Princi George vesh pantallona të shkurtra në çfarëdo lloj moti. Arsyeja është e thjeshtë: ekziston një rregull në shoqërinë e lartë evropiane që thotë se pantallonat e gjatë mund të vishen vetëm nga burrat e rritur. Djemtë duhet të vishen më pak “formalisht”, të paktën deri në moshën 8 vjeçare.

Rregulli 2: Ata nuk votojnë

Nuk ka ligj që pengon Familjen Mbretërore të votojë. Kjo do të thotë se ata mund të votojnë me ligj, por ata nuk preferojnë ta bëjnë atë në mënyrë që askush nuk mund t’i akuzojë ata se janë të njëanshëm ndaj një prej kandidatëve. Ne ende kemi pikëpyetje nëse Mbretëresha Elizabeta do të votonte për Kryeministren e re, Theresa May në zgjedhjet e fundit.

Rregulli 3: Ata nuk mund të veshin ngjyrë të zezë nëse nuk është një periudhë zie

Ngjyra e zezë të cilën e veshim pothuajse çdo ditë është një ngjyrë e zisë në Familjen Mbretërore. Prandaj nuk kemi gjasa të shohim gruan e Princit William në një fustan të zi edhepse nëna e tij, Princesha Diana guxoi të thyejë këtë rregull.

Në vitin 1994, kur ajo ishte ende e martuar zyrtarisht me Princin Charles, ajo u shfaq në një fustan të mahnitshëm të zi në festën vjetore të Vanity Fair në Londër. Fustani më vonë u quajt “Fustani i hakmarrjes” sepse kjo ishte dita kur Princi Charles publikisht pranoi tradhtinë e tij afatgjatë me Camilla Parker Bowl.

Rregulli 4: Ata nuk duhet të hanë guaca deti

Libri i rregullave thotë se Mbretëresha dhe të afërmit e saj nuk duhet të hanë guaca deti për arsye shëndetësore. Ndoshta sepse konsiderohet ushqim i rrezikshëm për shkak të toksinave që mund të grumbullohen në ushqimet e detit. Ky rregull zakonisht nuk është shkelur, por Princi Charles padyshim ka vendosur ta thyejë këtë rregull, ai vizitoi Festivalin e guacave të detit në Kent, veçanërisht për të ngrënë këtë ushqim të ndaluar. Disa ushqime të tjera nuk janë gjithashtu të rekomanduara. Për fat të mirë, akullorja nuk është në “listën e zezë”.

Rregulli 5: Trashëgimtarët e drejtpërdrejtë nuk mund të udhëtojnë së bashku

Në këtë rast, të gjitha kanë kuptim: për fat të keq, avionët rrëzohen, anijet zhyten dhe trenat përplasen. Do të ishte dy herë më e tmerrshme për të humbur dy trashëgimtarë në të njëjtën kohë. Kjo është arsyeja pse nuk ka shumë gjasa që Charles dhe William të udhëtojnë së bashku.

Rregulli 6: Ata nuk mund të veshin rroba të leshta

Sipas rregullave, rrobat mbretërore nuk duhet të jenë tepër luksoze. Protokolli rekomandon që Mbretëresha dhe të afërmit e saj të mos paraqiten në publik me veshje të leshta përveç në raste shumë të rralla. Një nga këto raste ishte vizita e Mbretëreshës në Rusi në vitin 1993 (fotografia në të majtë). Ky rregull zbatohet vetëm për veshjet e leshta – jakët dhe kapelet e gëzofit janë të pranueshme.

Rregulli 7: Familja mbretërore duhet të jetë së bashku në Krishtlindje

Familja Mbretërore kalon së bashku çdo Krishtlindje në Sandringham House në Norfolk. Ata nuk preferojnë të ndajnë fotot e festave të tyre familjare.

Të ngjashme